29.02.2024

Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024 pjesa 2

Skema e subvencioneve për perimoret dhe bimët aromatike mjeksore për vitin 2024

Skemat e subvencioneve të akorduara nga buxheti i shtetit ndikojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore duke ulur kostot nëpërmjet pagesave për sipërfaqet e kultivuara. Pjesë e skemave është edhe mbështetja e fermerëve me pagesën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Gjatë muajit Mars 2024, fermerët që kultivojnë perime në fushë të hapur, apo sera, si dhe ato që kultivojnë bimë aromatike-mjeksore do ti drejtohen portalit e-Albania për aplikim.

Çfarë përfshijnë subvencionet për perimoret dhe bimët  aromatiko-mjeksore për vitin 2024?

1)   Pagesa për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në sera dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha, në vlerën deri në 200,000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon, por jo për më shumë se 2 sezone.
Për sipërfaqen mbi 5 (pesë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

2)   Pagesë për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën deri në 30,000 (tridhjetë mijë) lekë/ha, për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha.
Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

3).  Subvencionimi i naftës për aktivitetet e lartë-përmendura. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë, bëhet me vetëdeklarim.

i).   Deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra, referuar tabelës më poshtë.

ii).     Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

Fermerë! Për çdo paqartësi apo mbështetje financiare, kontaktoni degët e NOA-s për t’ju ofruar këshillimin e duhur.

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera