
Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
Megjithëse rezulton me kontrubut të madh në PPB, sektori i bujqësisë dhe agrobiznesit në Shqipëri karakterizohet nga mbizotërimi i fermave të vogla me produktivitet dhe standarte të ulta marketingu. Aftësitë e bizneseve bujqësore janë të ulta në përgjithësi, me mangësi në organizim, njohuri agroteknike dhe lidhje me tregjet, dhe veçanërisht në kooperimin për blerjen dhe përdorimin e inputeve, grumbullimin e produktit dhe daljen në treg me konkurrencë.
Vendimet operacionale të bazuara në njohuritë e kufizuara të tregut dhe përvojën e menaxhimit, kooperimit, i pengojnë prodhuesit të maksimizojnë potencialin e tyre të prodhimit, të përmirësojnë konkurrencën e tyre ose të zgjerohen në produkte dhe tregje me vlerë të shtuar më të lartë.
Çfarë janë kooperativat bujqësore dhe roli i tyre zhvillues në botë
Kooperativat janë organizata specifike që zotërohen dhe operohen nga anëtarët e tyre. Kooperativat bujqësore bashkojnë fermerët/kultivuesit për të rritur produktivitetin e biznesit të tyre dhe për të rritur rendimentet.
Përveç kooperativave bujqësore që merren me prodhimtarinë bujqësore, ekzistojnë kooperativa komunale, financiare dhe rurale. Kooperativat komunale furnizojnë energji elektrike dhe telekomunikacion. Kooperativat financiare ofrojnë kredi dhe shërbime të tjera financiare.
Kooperativat ndihmojnë në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme në zonat rurale. Roli i kooperativave në zhvillimin e bujqësisë është i shumtë. Kultivuesit, nëpërmjet bashkëpunimit hyjnë në një treg më të madh për të shitur mallrat e tyre dhe për të blerë furnizime inputesh me çmime më të ulta. Më shumë mundësi do të thotë zhvillim më i mirë ekonomik dhe mirëqenie e popullsisë rurale. Krahasuar me fermerët individualë, anëtarët e kooperativës janë më të mbrojtur ekonomikisht dhe përballen me rreziqe më të ulta. Fermerët që bashkëpunojnë në kooperativa prodhojnë mallra dhe ofrojnë shërbime të ndryshme duke qenë pronarë dhe përdorues në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, kooperativat mund të shesin produktet e tyre duke shmangur tarifat e ndërmjetësve, gjë që rrit fitimet e fermerëve.
Ideja kryesore e kooperativave bujqësore është vetë-mbështetja: të gjithë anëtarët ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ndajnë rreziqet. Fokusi kryesor i organizatave të tilla janë interesat e anëtarëve.
Përparësitë e bashkëpunimit bujqësor janë të shumëfishta dhe përfshijnë aspektet ekonomike dhe sociale. Disa prej tyre janë të drejtpërdrejta, duke ndikuar në marzhet ose kursimet neto, dhe disa prej tyre janë indirekte, duke ndikuar në formimin e çmimeve të tregut dhe në përmirësimin e cilësisë së mallrave dhe shërbimeve. Avantazhet e bashkëpunimit mund të jenë të dukshme menjëherë pas krijimit të kooperativës bujqësore ose marrin formën e duhur me kalimin e kohës. Përfitimet kryesore të kooperativave bujqësore janë si më poshtë:
- demokracia dhe transparenca e funksionimit;
- fitime më të larta të fermerëve;
- përmirësimi i cilësisë së produkteve dhe shërbimeve;
- shpenzime më të ulta për furnizimet e inputeve;
- tregje më të mëdha dhe konkurrencë më të mirë;
- mbështetje ligjore.
Në USA ekzistojnë tre llojet bazë të kooperativave bujqësore që përfshijnë ato të furnizimit, marketingut dhe shërbimeve. Gjithashtu, kooperativat bujqësore mund të ndërveprojnë me njëra-tjetrën.
Kooperativat Furnizuese Bujqësore
Nisur nga emri, këto kooperativa merren me furnizimet e inputeve që përdoren në prodhimin bujqësor, p.sh., fara, plehra kimike, herbicide, pesticide, karburant, pjesë këmbimi të pajisjeve dhe makinerive, medikamente veterinare, etj. Organizimi i kooperativave të tilla në bujqësi është për të kursyer para nga furnizimet e inputeve. Një kooperativë i ble ato me shumicë dhe ua shpërndan anëtarëve të saj me çmime pothuajse me shumicë.
Kooperativat e Marketingut Bujqësor
Bashkëpunëtorët e marketingut ndihmojnë kultivuesit të shesin produktet e tyre. Organizata të tilla mund t'i blejnë mallrat e fermerëve me një çmim tregu të favorshëm ose t'i ruajnë produktet derisa të përmirësohet çmimi i tyre. Kooperativat bujqësore të marketingut merren gjithashtu me promovimin dhe reklamimin e produktit.
Kooperativat e Bujqësisë së Shërbimit
Kjo lloj kooperative ofron shërbime për ndërmarrjet bujqësore, transport, magazinim, inseminim artificial, mbështetje ligjore dhe kontabël, riparim pajisjesh dhe më shumë. Një kooperativë bujqësore mund të përfshijë gjithashtu organizata financiare si bankat, shoqëri investimesh dhe krediti, pra që japin kredi ose pranojnë depozita nga anëtarët e saj me interesa të favorshme.
Kush është modeli i suksesshëm i kooperimit në bujqësi në Izrael, forma KIBBUTZ?
Në Izrael Kibbutz është një bashkësi komunitare, pra një komunitet kolektiv, tradicionalisht agrar. Kibbutz (fjala hebraike "vendbanim komunal") është një komunitet unik rural, një shoqëri e përkushtuar ndaj ndihmës së ndërsjellë dhe drejtësisë sociale, një sistem socio-ekonomik i bazuar në parimin e bashkëpronësisë, barazisë dhe bashkëpunimit të prodhimit, konsumit dhe arsimit, një përmbushje e idesë “nga secili sipas aftësive të tij, secili sipas nevojave të tij”.
Kibbutzi i parë ishte Deganya Aleph, i themeluar në vitin 1910. Pavarësisht nga statusi i tyre, kibbutz ofron një pasqyrë unike në shoqërinë izraelite. Sot rreth 270 kibbutz, me anëtarësi që variojnë nga 40 në më shumë se 1,000, janë të shpërndarë në të gjithë vendin. Shumica e tyre kanë nga 300 deri në 400 anëtarë të rritur dhe një popullsi prej 500-600 banorë. Numri i njerëzve që jetojnë në kibbutz arrin rreth 130,000, gati 2.5% e popullsisë së vendit.
Kibbutzët fillimisht ishin vendbanime bujqësore pothuajse universale. Shumica e kibbutzve janë të vendosura sipas një plani të ngjashëm. Zona e banimit përfshin shtëpitë dhe kopshtet e anëtarëve, këndet e lojërave për fëmijët, dhe objektet komunale si sallën e ngrënies, auditorin, bibliotekën, pishinën, fushën e tenisit, klinikë mjekësore, lavanderi, ushqimore dhe të ngjashme. Ngjitur me ambientet e banimit ka stalla blegtorie dhe pularie si dhe një ose më shumë impiante industriale. Fushat bujqësore, pemishtet dhe rezervatet e peshkut ndodhen rreth perimetrit të operimit të tyre.
Në Izrael, Kibbuzët ngritën fabrika që ishin jashtëzakonisht të suksesshme sepse ishin inovative, siç është kompania Netafim (pioniere e ujitjes me pika).
Kibbutzi funksionon si një demokraci e drejtpërdrejtë. Asambleja e përgjithshme e të gjithë anëtarëve të saj formulon politikën/statusin, zgjedh zyrtarët, autorizon buxhetin e kibbuzit dhe miraton anëtarë të rinj. Ai shërben jo vetëm si një organ vendimmarrës, por edhe si një forum ku anëtarët mund të shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre.
Çështjet e përditshme trajtohen nga komitete të zgjedhura, të cilat merren me fusha të tilla si strehimi, financat, planifikimi i prodhimit, shëndetësia dhe kultura. Kryetarët e disa prej këtyre komiteteve, së bashku me sekretarin (i cili mban pozicionin më të lartë në kibbutz) formojnë ekzekutivin e kibbutzit.
Po në Shqipëri si funksionon kooperimi në bujqësi?
Në Shqipëri, kuptimi i termit “kooperativë” sjell një mendësim të së kaluarës nga rregjimi monist dhe nuk vlerësohet nga avantazhet kooperuese të saj. Pas proçesit të privatizimit të tokës, ligjit 7501, u krijuan ferma bujqësore dhe blegtorale të fragmentizuara, por që u mungojnë burimet ekonomike për të investuar në teknologjitë e reja të prodhimit. Në këtë kontekst, kooperimi në bujqësi do të ishte zgjidhja e duhur për të rritur fuqinë ekonomike të fermerëve të vegjël shqiptarë, pasi do t’u lejojë atyre të përfitojnë avantazhe në termat e ekonomisë së shkallës, aksesit në tregje, fuqisë blerëse për inpute bujqësore dhe lëndë të parë, formim profesional në sistemet e zhvillimit dhe menaxhimit, si dhe në rritjen e kapaciteteve kërkimore. Për më tepër, kooperativat do të mundësonin integrimin vertikal të fermerëve në zinxhirin agro-ushqimor, përderisa përqendrojnë në duart e tyre proçeset e magazinimit, përpunimit, marketingut dhe shitjes së produkteve bujqësore.
Fermerët në Shqipëri kanë mundësinë të bashkohen dhe të krijojnë modele kooperimi me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e një interesi më të gjerë. Në Shqipëri ekzistojnë 106 kooperativa të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nga të cilat 67 kanë një status aktiv. Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor janë të përjashtuara nga tatim fitimi.
Në vite ka pasur ndryshime dhe përmirësime ligjore të formës së kooperimit në bujqësi, nga ligji fillestar Nr.8088, datë 21.3.1996, i ndryshuar nr.9039, datë 27.03.2003, nr.9747, datë 31.05.2007 dhe së fundmi Ligji për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor nr.38/2012.
Ky ligj u përafrua pjesërisht me rregulloren e Këshillit Europian “Mbi statusin e Shoqërive Europiane të Kooperativave”. Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor janë organizime vullnetare ndërmjet personave fizikë ose juridikë, me qëllim përmbushjen e nevojave apo interesave të tyre në fushën e prodhimit, të përpunimit dhe të tregëtimit të produkteve bujqësore e blegtorale.
Objekti i veprimtarisë dhe tipat e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor në Shqipëri:
a) Shoqëri të bashkëpunimit në fushën e prodhimit bujqësor dhe në marketing. Këto shoqëri mund të prodhojnë, të përpunojnë, të ruajnë, si dhe të tregtojnë produktet bujqësore ose blegtorale në gjendjen e tyre natyrale ose të përpunuar më parë.
b) Shoqëri të bashkëpunimit në veprimtarinë e punës bujqësore. Këto shoqëri mund të kryejnë veprimtari të punës bujqësore për anëtarët ose palë të tretët, duke përfshirë dhe anëtarët punëtorë.
c) Shoqëri të bashkëpunimit për inputet. Këto shoqëri mund të blejnë, të përpunojnë, të prodhojnë ushqime për bagëtinë, plehra kimike, bimë, farëra, produkte fitosanitare, etj. dhe çfarëdo lloj produktesh të tjera, për zhvillimin e prodhimit, bujqësor dhe blegtoral.
d) Shoqëri të bashkëpunimit për qëllime të tjera në fushën e bujqësisë. Këto shoqëri mund të ushtrojnë çdo lloj veprimtarie tjetër të nevojshëm që favorizon dhe lehtëson përmirësimin ekonomik dhe të kushteve të punës të çfarëdo lloj fermeri apo operatori ekonomik, i cili operon në fushën e bujqësisë dhe të blegtorisë.
Funksionimi i shoqërive të bashkëpunimit bujqësor:
Për krijimin e shoqërisë, numri minimal i anëtarëve të nevojshëm duhet të jetë 7 (shtatë). Anëtarë të shoqërisë janë personat fizikë ose juridikë, të cilët përmbushin nevojat dhe interesat e tyre, lidhur me veprimtarinë bujqësore dhe blegtorale që ushtrojnë, nëpërmjet shërbimeve, mallrave apo produkteve të ofruara nga shoqëria. Veprimtaria e SHBB-ve rregullohet nëpërmjet statutit të përcaktuar sipas ligjit.
Organet e Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor:
- Asambleja e përgjithshme është organ vendimmarrës dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e shoqërisë;
- Asambleja zgjedh kryetarin dhe sekretarin;
- Vendos drejtimin e politikave ekonomike të shoqërisë;
- Analizon raportin e gjendjes financiare, përfshirë llogaritë vjetore, shpërndarjen e fitimeve, ngarkimin e humbjeve, menaxhimin financiar etj.;
- Emëron dhe shkarkon administratorin/ët, ekspertin/ët kontabël dhe likuiduesin/it, si dhe përcakton masën e shpërblimit të tyre;
- Miraton zvogëlimin apo zmadhimin e kapitalit;
- Miraton ndryshime të statutit;
- Vendos për shpërndarjen apo mënyrën e përdorimit të fitimit të shoqërisë, sipas dispozitave të këtij ligji dhe statutit;
- Vendos shkrirjen, ndarjen, transformimin apo shpërbërjen e shoqërisë;
- Vendos për ndryshimet e strukturës ekonomike, shoqërore, organizative apo funksionale të shoqërisë;
- Vendos për pjesëmarrjen në forma të tjera të bashkëpunimit ekonomik edhe me anë të pjesëmarrjes në kapital, aderimin në organizata me karakter përfaqësues dhe shkëputjen prej tyre;
- Miraton pasqyrat financiare, raportet për mbarëvajtjen e veprimtarisë së shoqërisë, raportet e ekspertëve kontabël dhe të likuiduesve;
- Miraton pranimin e anëtarëve të rinj dhe pjesëmarrjen e tyre në kapitalin e shoqërisë, si dhe largimin apo përjashtimin e tyre;
- Kryen detyra dhe çështje të tjera të përcaktuara në ligj apo në statut;
- Për çështjet që shqyrton, asambleja e përgjithshme merr vendimet përkatëse, të cilat janë të detyrueshme për të gjithë anëtarët e shoqërisë;
Të gjitha vendimet e asamblesë së përgjithshme regjistrohen në procesverbalin e mbledhjes, i cili nënshkruhet nga kryetari dhe nga sekretari.
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023







Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
