Politika e privatësisë

NOA sh.a i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së privatësisë tuaj, prandaj dëshirojmë t’ju informojmë mbi llojin e të dhënave që mbledhim për ju, si i përpunojmë, ruajmë, mbrojmë, apo i shpërndajmë ato, si dhe të drejtat tuaja gjatë këtij procesi.

Ligjshmeria e mbledhjes & përpunimit të të dhënave : mbledhja dhe përpunimi i të dhënave bëhet nga NOA sh.a në konsideratë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (në veçanti neni 35 i tij), Konventave të ratifikuara nga shteti Shqiptar, Ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar e akteve të dala në bazë dhe për zbatim të tij, kuadrit tjetër ligjor/rregullator që kërkon mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale sikurse mund të jenë, por pa u kufizuar legjislacioni për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit etj.

Në hartimin dhe aplikimin e Politikës së Privatësisë, NOA sh.a ka konsideruar gjithashtu Rregulloren e Përgjithshme Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr 2016/679 të Bashkimit Evropian.

Nën frymën e kësaj kornize rregullatore dhe sipas standarteve të pranuara tregtare mbledhja dhe përpunimi i të dhënave nga NOA është legjitim nëse: a) keni dhënë pëlqimin për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale për një ose më shumë qëllime, ose b) bëhet për lidhjen e një kontrate, në të cilën do të jeni pjesë, ose c) kryhet në zbatim të detyrimeve ligjore ose, ç) bëhet për mbrojtjen e interesave jetësore të individëve ose, d) kryhet për përmbushjen e detyrave në interes të publikut ose në ushtrimin e detyrave zyrtare në cilësinë e kontrolluesit, ose dh) kryhet për ushtrimin e të drejtave legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, përjashtuar rastet kur vijnë në kundërshtim me të drejtat themelore.

Lloji i të dhënave që mblidhen : NOA sh.a mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale (psh: ID, telefon, adresë, e-mail etj) kur nëpërmjet kësaj faqeje ju aplikoni dhe i regjistroni personalisht këto të dhëna në formularë për t’u njohur dhe/ose përfituar produktet/shërbimet që ofron institucioni ynë.

Po kështu, NOA sh.a mbledh dhe përpunon të dhëna lidhur me përdorimin e faqes tonë (psh. interesin që shfaqni mbi çështje të caktuara gjatë lundrimit në faqen tonë), nëpërmjet adresës së “IP” të kompjuterit apo celularit që keni aksesuar, apo duke përdorur “cookies” dhe mjete të ngjashme gjurmuese të mbledhjes automatike. “IP” (Protokolli i Internetit), është një numër që ka “browser” i kompjuterit kur ju aksesoni internetin dhe sigurohet automatikisht nga server i internetit. IP nuk përbën realisht informacion të identifikueshëm për arsye se persona të ndryshëm mund të aksesojnë nëpërmjet internetit të njëjtin kompjuter. “Cookies”, janë skedar të vegjël që i vendosen “browser-it” tuaj kur vizitoni faqen e NOA sh.a, të cilat mundësojnë njohjen e “browser-it” tuaj dhe mbledhin e ruajnë informacion mbi shërbimet që keni përdorur ose çështjet që keni shfaqur interes. Mjetet e tjera gjurmuese teknologjike që mbledhin informacion mbi shërbimet që keni përdorur si identifikuesit celular "web beacons" etj, janë skedar të vegjël grafik të vendosur në faqen e internetit ose email, kryesisht të përdorura për të monitoruar aktivitetin dhe japin informacion tek serveri qëndror (që mund t’i përkase një faqe pritëse, rrjeti reklamues ose një tjetër pale të tretë).

Qëllimi i mbledhjes & perpunimit të të dhënave : Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave bëhet me qëllim që: a) të personalizojmë dhe promovojmë për ju produktet/shërbimet apo çështjet për të cilat keni shfaqur ose mund të shfaqni interes; b) të perfundohet një aplikim dhe/ose kontratë e vlefshme për të përfituar një nga produket/shërbimet tona; c) të komunikojmë me ju sipas kërkesës tuaj; ç) të evidentohen dhe raportohen sipas ligjit raste të mashtrimit apo rreziqe të ngjashme d) të identifikohen çështje dhe problematika lidhur me produktet/shërbimet, apo të trajtohen ankesa të ngritura, dh) të kryejmë analiza,statistika,kërkime,pyetësorë dhe/ose e) për arsye të tjera sipas njoftimit nga ana juaj.

Shpërndarja dhe transferimi i të dhenave : NOA sh.a mund të shpërndajë të dhënat tuaja tek kompanitë e të njëjtit grup (memë - bijë). Në rastin e ndryshimit të kontrollit që mund të rezultojë psh nga shitja, bashkimi paaftësisa paguese, falimenti ose të ngjashme, NOA sh.a rezervon të drejtën të shpërndajë të dhënat tuaja tek pala që përfiton kontrollin. Në një situatë të tillë të gjitha të dhënat do të trajtohen në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë me përjashtim të rastit kur ndryshimet në këtë Politikë bëhen sipas seksionit më poshtë mbi Ndryshimet e Politikës së Privatësisë dhe/ose kur ato bëhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose për qëllim të përmirësimit të procesit të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave.

Shpërndajra e të dhënave tuaja mund të bëhet nga NOA sh.a edhe tek autoritetet zyrtare ose palë të treta në rastet: a) për përmbushjen e detyrimeve ligjore, b) kur publikimi bëhet për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime, për mbrotjen e sigurisë tuaj ose personave të tjerë, për hetimin dhe shmangien e mashtrimeve apo reziqeve tjera, c) në raste të veçanta si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve apo rreziqeve ndaj personit, pasurisë ose në mbrojtje të të drejtave themelore.

NOA sh.a bashkëpunon me palë të treta dhe kontraktor që e ndihmojnë atë në ofrimin, menaxhimin trajtimin e produkteve dhe shërbimeve, ose që e asistojnë në veprime operative mbi faqen e web, veprime teknologjike, analizimin e të dhënave, kryerjen e kërkimeve, statistikave, kryerjen e shpërndarjes së e-mail-eve, reklamimimin dhe promovimin. Institucioni ynë nëpërmjet kontratave respektive ka kërkuar prej këtyre palëve të mos përdorin apo reklamojmë të dhënat tuaja për qëllime të ndryshme nga ato që nevojiten për realizmin e kontratës së lidhur ndërmjet palëve.

Faqia jonë mund të ketë lidhje me faqe të tjera, të cilat zbatojnë Politikat e tyre të Privatësisë. NOA sh.a nuk transferon të dhënat tuaja tek këto faqe, por duhet të mbani parasysht të rishikoni Politikat e tyre të Privatësisë dhe se me hyrjen në këto faqe NOA sh.a nuk garanton mënyrën si këto faqe mbledhin dhe përpunojnë të dhënat tuaja.

Siguria & afati i ruajtjes së të dhenave : Për sigurinë e të dhënave personale institucioni ynë ka ngritur dhe zbatuar mjete dhe sisteme teknologjike të çertifikuara, që sigurojnë kodimin dhe konfidencialitetin e të dhënave, i nënshtrohen testimeve të vazhdueshme për sigurinë dhe efektivitetin, mundësojnë restaurimin në kohë e aksesit të të dhënave në rast të një incidenti teknik apo fizik dhe të aksesushme vetëm nga persona të autorizuar. Megjithëatë ju duhet të konsideroni risqet që mund të vijnë si pasojë sulmeve të jashtme kibernetike të cilat qëndrojnë jashë vullnetit dhe mundësisë së NOA sh.a për t’i shmangur ato.

Të dhënat tuaja do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për: a) realizimin e qëllimit dhe natyrës për të cilën ato janë mbledhur, b) realizimin e marrëdhënies kontraktore, c) përmbushjen e detyrimeve të tjera ligjore, ç) zgjidhjen e konflikteve apo çështjeve gjyqësore, d) ushtrimin e të drejtave themelore, dh) mbrojtjen e interesit publik, e) arkivimin për qëllim publik, shkencor ose historik.

Të drejtat & opsionet

Në çdo kohë ju keni të drejtë të aksesoni informacion mbi të dhënat që janë mbledhur dhe përpunuar për ju, të kërkoni korrigjimin, azhornimin, ndalimin e përpunimit të mëtejshëm dhe/ose fshirjen e këtyre të dhënave. Megjithëatë fshirja e të dhënave nuk mund të realizohet nëse ekziston ndonjë nga shkaqet e cituara në seksionin më lart “Siguria dhe afati i ruajtjes së të dhënave”. Po kështu, duhet të mbani parasysh se në aspektin teknik dhe teknologjik është e pamundur fshirja e çdo regjistrimi të ruajtur në serverin tonë.

Të drejtat e lartëpërmendura mund t’i ushtroni duke paraqitur kërkesë zyrtare pranë NOA sh.a në adresën që jepet në këtë faqe, ose duke e paraqitur këtë kërkesë në [email protected] , ose duke telefonuar në numrin  +383 46 758 758. Me marrjen e kërkesës tuaj strukturat respektive të NOA sh.a do të vlerësojnë kërkesën dhe do ju njoftojnë për veprimet e ndërmarra.

Në ushtrimin e të drejtave tuaja, keni mundësi të zgjidhni tërheqien nga marrja e komunikimeve, email-eve, publikimeve mbi produktet/shërbimet e NOA sh.a, apo njoftime të tjera reklamuese duke u çregjisturar nga linku apo duke anulluar zgjedhjen e opsioneve për ardhjen e njoftimeve , publikimeve etj.

Mbrojtja e privatësisë së fëmijeve

NOA sh.a nuk ka për qëllim të mbledhë dhe përpunojë të dhëna dhe informacione të fëmijëve dhe angazhohet në mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Kontaktimi i NOA sh.a mbi çështjet e privatësisë dhe të dhënave tuaja. Për çdo pyetje, paqartësi, kërkesë, ankesë lidhur me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja ju mund të drejtoheni NOA sh.a në adresat dhe kontaktet si më poshtë:

Zyrën Qëndrore të NOA sh.a me adresë: Rr “Tish Daia”, Kompleksi “Haxhiu”, Kulla 2, K1, Tiranë, Shqipëri;
Në të gjitha Degët/Agjensitë e NOA sh.a në Shqipëri;
Adresë e-mail: [email protected]
Tel/Cel: +355 68 40 01 403

Nëse mendoni që çështjet dhe problematikat e paraqitura nga ju mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur, ju keni të drejtë t’i drejtoheni Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në linkun http://www.idp.al/, ose më tej organeve të tjera të drejtësisë.

Ndryshimi i politikes së privatësisë

NOA sh.a rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë këtë Politikë të Privatësisë dhe produktet/shërbimet që ofrohen, të cilat do të bëhen efektive në datën e publikimit të tyre në këtë faqe, apo njoftimit me e-mail, ose me çdo mjet të mundshëm komunikimi. Përdorimi i kësaj faqeje edhe pas ndryshimeve të Politikës së Privatësisë, konsiderohet miratim nga ana juaj e këtyre ndryshimeve. Ne inkurajojmë rishikimin periodik të Politikës së Privatësisë me qëllim azhornimin tuaj me ndryshimet dhe praktikat më të reja. Nëse ju nuk pranoni kushtet e kësaj Politike, ju nuk mund të procesoni më tej në këtë faqe.