Projekte
NOA është gjithmonë partnere në projekte që fokusohen në promovimin e kulturës së sipërmarrjes, vetëpunësimit, bizneseve të vogla, fermerëve ose përmirësimit të standardeve të jetesës për komunitetet dhe zonat me akses të kufizuar në shërbimet financiare.
Duke bashkëpunuar me aktorë institucionalë si OJQ-të, universitetet, bashkitë, kompanitë private, apo individët dhe organizatat lokale, objektivi i NOA është të shumëfishojë ndikimin e zhvillimit duke kombinuar financimet që ajo ofron me komponentët teknikë që sjellin vlerë të shtuar, reduktojnë riskun e investimeve, krijojnë sinergji apo rrisin efiçencën dhe rendimentet e prodhimit, etj.
Për të mësuar më shumë rreth projekteve të NOA-s, lexoni më poshtë ose kontaktoni drejtpërdrejt me në adresën e emailit: [email protected].
FALP
Një projekt i USAID për të mbështetur me trajnime dhe financime të përshtatura kompanitë e Sektorit të Tekstileve dhe Këpucëve në Shqipëri.
EYE
Për çdo sipërmarrës që kërkon të zgjerohet drejt tregjeve Europiane nëpërmjet partneriteteve të drejtperdrejta me sipërmarrës të 45 vendeve, kjo nismë është për ju!
BEF
Një iniciativë rajonale nga poshtë lart në drejtim të përmirësimit të politikave ekonomike në Ballkan e ku NOA promovon një Financë Njerëzore rajonale.