FALP - Projekti i financimit të Sektorit të Tekstileve dhe Këpucëve

  • Mbështetës

    USAID

  • Rajoni dhe Shteti

    Ballkani Perëndimor, Shqipëria

  • Stafi i përfshirë

    2 persona

  • Rëndësia

    E madhe

  • Data e fillimit

    01.11.2022

  • Data e përfundimit

    31.08.2024

 

Qëllimi i projektit

Financimi i Sektorit të Këpucëve dhe Tekstileve (FALP – Footwear & Apparel Loan Project) është një nismë që synon të rrisë aksesin në financa për sektorin nëpërmjet krijimit të një produkti financiar të përshtatur dhe të dedikuar, për herë të parë në Shqipëri. Objektivi i kësaj iniciative është të injektojë në sektorin e Këpucëve dhe Tekstileve një total prej 3.5 milionë dollarë në formën e  kredive të cilat do të shoqërohen me një asistencë teknike të dedikuar për bizneset e synuara.

Ky është produkti i parë i dedikuar i kredisë për sektorin dhe synon të injektojë 3.5 milionë euro nëpërmjet kredive të pakolateralizuara me vlera deri në 75.000 euro. Kompanitë që do të kërkojnë një financim të tillë do të mbështeten gjithashtu edhe nëpërmjet një këshillimi teknik të dedikuar për të siguruar një impakt sa më të madh për biznesin e tyre.

Industria e këpucëve e veshjeve po udhëheq promovimin e produkteve “Made in Albania” në tregjet perëndimore, nga Italia e Spanja dhe deri në Kanada e Shtetet e Bashkuara. Prandaj, është thelbësore që ky sektor lider të mund të ketë produkte financiare të përshtatura në mënyrë që të krijojnë vlera të reja të shtuara, të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe dizajnuese dhe të përmirësojnë standardet e punës për punonjësit e tyre, të cilët janë kryesisht gra. 

Nisma do të zgjasë rreth 2 vite me objektivin për të krijuar një instrument financiar të pavarur që mund të mbështesë sektorin në një mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Pritshmëritë e Projektit
Aktivitetet