Këshillim

Këshillim financiar
Suksesi nuk është tek marrja e kredisë, por si e menaxhon atë

Oficerët e kredisë së NOA janë të specializuar në ofrimin e kredive me procedura të shpejta dhe të lehta, duke u mundësuar një këshillim për çdo nevojë financimi që adresohet pranë degëve tona, urbane apo rurale (marrjen e granteve apo të certifikatave agro , futjen e shitjes së produkteve me këste, skemat e mbështetjes në bujqësi; analiza ekonomike në kuadër të biznes planeve, etj.)

Produktet financiare të NOA janë të përshtatura në atë mënyrë që të evitohet ekspozimi i tepërt duke qenë të certifikuara nga Bashkimi Europian sipas “Kodit të Praktikave të Mira të Mikrofinancës”. Kjo e bën NOA-n të jetë një ndër institucionet lider në tregun shqiptar në ofrimin e kredive për të mbuluar nevojat e biznesit të vogël, fermës apo familjes shqiptare.

Për të marrë më shumë informacion mbi mënyrën sesi mund të bashkëpunoni me NOA, ju ftojmë të kontaktoni stafin tonë të specializuar duke kontaktuar në tel ose whatsapp në numrin +355 68 400 14 03

Skemat e mbështetjes në bujqësi
Suport teknik & financiar i adaptuar ndaj çdo profili

Me një eksperiencë mbi 25 vjeçare dhe me mijëra financime për fermerë që kanë kërkuar të zgjerojnë aktivitetin e tyre bujqësor, kredia agro tek NOA për fermerët dhe agro-përpunuesit shqiptarë është e adaptuar ndaj çdo nevoje, ndaj çdo kalendari dhe ndaj çdo kulture bujqësore. Kjo e ka bërë NOA-n të jetë një ndër institucionet lider në vend për ofrimin e kredive që mbështesin fermën dhe agro-bizneset shqiptare.

Tërësisht të përshtatura ndaj kritereve që aplikohen për të përfituar nga skemat e AZHBR-së / IPARD-it, çdo kredi agro tek NOA shoqërohet nga këshillimi i nevojshëm që aplikimi i çdo fermeri të përmbyllet me sukses. Është falë këtij kombinimi teknik të njohurive bujqësore, dhe atyre financiare, që çdo aplikim merr një fokus tërësisht të adaptuar ndaj profilit të aplikantit.

Kështu, gjatë viteve të fundit, janë me dhjetëra fermerë e agro-përpunues që kanë përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi falë këshillimit dhe aplikimit për kredi agro të ofruara nga NOA. Është ky çelësi i suksesit tonë.

Këshillim për çdo fermer, teknika dhe këshilla profesionale, të cilat i aksesoni >> këtu <<.

Për të marrë më shumë informacion mbi mënyrën sesi mund të bashkëpunoni me NOA në kuadër të skemave të mbështetjes në bujqësi, ju ftojmë të kontaktoni stafin tonë të specializuar duke kontaktuar në tel ose whatsapp në numrin +355 68 400 14 03

Certifikim & standarde
Në mbështetje të një produkti gjithmonë e më kompetitiv

NOA angazhohet fuqimisht në rritjen e standardeve prodhuese të biznesit dhe fermave shqiptare duke mbështetur prej mbi 25 vitesh investimet që rrisin jo vetëm volumin, por dhe cilësinë e prodhimit të futur në treg.

Nëse keni nevojë për një kredi të shpejte e cili mendoni se rrit standardet tuaja të prodhimit si biznes, kontaktoni menjëherë online pa-asnjë detyrim me stafin tonë.

Në veçanti, vlen të theksohet fakti se NOA është i pari institucion financiar në Shqipëri i cili financon gjithashtu marrjen e certifikatave “agro” që synojnë forcimin e kapaciteteve të fermerit shqiptar duke rritur për pasojë dhe besimin e konsumatorit apo të importuesëve, për cilësinë dhe sigurinë e produkteve bujqësore shqiptare.

Për të marrë më shumë informacion mbi mënyrën sesi mund të bashkëpunoni me NOA, ju ftojmë të kontaktoni stafin tonë të specializuar duke kontaktuar në tel ose whatsapp në numrin +355 68 400 14 03