NOA, një institucion financiar me një eksperiencë në më shumë se 25 vite në tregun Shqiptar

Me një aktivitet prej më shumë se 25 vite, NOA sh.a. është institucioni financiar emetues i këtij Obligacioni. Licencuar nga Banka e Shqipërisë, NOA është institucion i kredidhënies së sipërmarrjes së vogël, fermerit dhe familjes shqiptare me një portofol aktiv me mbi 111 milionë euro dhe një numër me mbi 18,000 klientë.

Certifikuar pozitivisht nga MFR rating në Janar 2023 me gradën “α – e lartë” dhe nga Komisioni Europian sipas Kodit të Praktikave të mira Qeverisëse, NOA është anëtare e AMCHAM, FIAA, etj. Me një staf prej rreth 350 punonjës, NOA është promotore e një #FinanceNjerëzore e cila vendos theksin në impaktin socio-ekonomik dhe zhvillimor të financimeve të saj.