NOA Holdings N.V. është një kompani aksionere me një staf të vogël udhëheqës e të kualifikuar të cilët punojnë ngushtë dhe në mënyre aktive me skuadrat lokale të manaxhimit, për të nxitur ekzekutimin, arritjen e objektivave dhe mbështetjen e nevojshme për një rritje të shëndetshme.
Ndërsa Këshilli i Administrimit, është organi që mundëson një qeverisje të fortë dhe vizionare të institucionit. Ky këshill përbëhet nga menaxherë dhe drejtues ekzekutivë me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e financave dhe investimeve, duke siguruar një mbështetje solide për zhvillimin e qëndrueshëm të institucionit financiar NOA.
-
Andrew Jeffrey Walsh
Chairman, non-executive
-
Tomas Hlavac
Member, non-executive
-
Herjola Spahiu
Member, executive
-
Elona Gjika
Member, non-executive
-
Petr Sastinsky
Member, non-executive
Në NOA investohemi shumë që çdo koleg, njësi, degë e strukturë të mos pengohet në aktivitetin e tyre për shkak të ngurtësive institucionale. Përpos organigramës rregulluese sipas së cilës ndahen departamentet e institucionit, i gjithë ekipi i NOA përkrah një kulture koorporative të sheshtë ku çdokush, dhe në çdo kohë, mund të propozojë çdo lloj përmirësimi në arritjen e objektivave. Ne përpiqemi të jemi fleksibël në strukturën tonë organizative duke u përshtatur në mënyrë konstante projekteve madhore të kompanisë, zhvillimeve të tregut apo risive teknologjike më të fundit.
-
Herjola Spahiu
Drejtor I Përgjithshëm Ekzekutiv
-
Brunilda Isaj
Drejtor Ekzekutiv i Biznesit
-
Albana Pelinku
Drejtor Ekzekutiv i Riskut & Përputhshmërisë
-
Ariola Çela
Drejtor Ekzekutiv i Financës
-
Tonin Lleshi
Drejtor i Teknologjisë së Informacionit
-
Mirlinda Korkuti
Drejtor i Inovacionit & Projekteve të Biznesit
-
Elert Stoja
Drejtor i Shitjeve
-
Blerina Krantja
Drejtor i Burimeve Njerëzore
-
Elda Toro
Drejtor i Auditit të Brendshëm
-
Manjola Çerenishti
Drejtor i ESG dhe Komunikimit të Brandit
Herjola Spahiu
Mbi 22 vjet përvojë në planifikimin strategjik, retail dhe marketing, zhvillim organizativ dhe menaxhim projektesh në sektorin bankar dhe financiar.
Karriera e saj e hershme në sektorin bankar u promovua në pozicione si Drejtor i Retail dhe Marketing (9 vjet) dhe Operacioneve dhe Financave si COO (3 vjet), gjatë së cilës ajo drejtoi disa projekte të rëndësishme transformimi për bankën, si: Migrimi i plotë tek FlexCube, Modeli i ri i biznesit për Degët Retail, Modeli i Riskut të Retail, Prezantimi i Kartave të Kreditit, krijimi i Departamentit të Aseteve të Rikuperimit, etj.
Në prill të vitit 2014, znj. Herjola Spahiu mori drejtimin e NOA sh.a, një Institucion financiar jobankë në Shqipëri i themeluar nga USAID në vitin 1998, si Drejtor Ekzekutiv dhe Nënkryetar i Këshillit Administrativ. Gjatë këtyre 10 viteve në industrinë e mikrofinancës, ajo është fokusuar në mbrojtjen e misionit afatgjatë të NOA-s në mbështetjen financiare të sipërmarrësve të vegjël, fermerëve dhe agroturizmit, familje që synojnë të përmirësojnë jetën e tyre dhe të rrisin bizneset e tyre në Shqipëri. Ajo ka ndërtuar një ekip të fortë drejtuesish të lartë, të aftë për të udhëhequr biznesin dhe për të arritur rezultate të larta, së bashku me një transformim të plotë të Institucionit për të miratuar praktikat më të mira të Qeverisjes Korporative, duke siguruar që kompania të funksionojë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe rregullator, Kodin e Sjelljes dhe Parimet e Mbrojtjes së Konsumatorëve. Gjatë vitit 2022 - 2023, ajo gjithashtu ka udhëhequr dhe ka arritur me sukses hapjen e një institucioni financiar jobankar në Kosovë (filial i NOA-s), duke përmbushur edhe ëndrrën e menaxhmentit për një zgjerim rajonal.
Në frymën e avokimit dhe promovimit të rolit të sektorit mikrofinanciar në ekonominë shqiptare, znj.Spahiu ka mbajtur postin e Kryetares së Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës në periudhën 2015-2016. Nga viti 2021 e në vazhdim, ajo është Anëtare e Bordit të Rrjetit Evropian Mikrofinanciar (Bruksel) dhe Anëtare e Bordit Këshillimor të Forumit Ekonomik Ballkanik.
Znj. Spahiu u diplomua në Administrim Biznesi dhe mban diplomë Ekzekutive (EMBA) nga International Hellenic University, Greqi. Në vitin 2018 ajo mori pjesë në "Udhëheqja Strategjike në Përfshirjen Financiare" nga Harvard Business University dhe së fundmi, ajo u certifikua si Eksperte në ESG dhe Impact Investing.