NOA sh.a është një shoqëri aksionere pjesë e grupit NCH Capital, ABI Bank dhe Tranzit shpk.
NCH Capital është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikanë me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim. Duke filluar nga viti 1992, NCH Capital ka krijuar një eksperiencë të gjatë në Europën Lindore me projekte dhe investime të rëndësishme në Rumani, Bullgari, Angli, Greqi, Ukrainë, Letoni, Moldavi, Serbi, Mal i Zi, Kroaci, Rusi, Brazil dhe Shqipëri.
NCH Capital është i regjistruar me autoritetet më prestigjoze mbikqyrëse Amerikane (Securities and Exchange Commission).
Në fushën financiare NCH Capital ka patur një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në administrim bankash, shoqëri sigurimesh dhe institucione financiare në Rumani, Moldavi, Letoni dhe Shqipëri. Në vitin 2007, NCH Capital filloi investimet në Shqipëri duke krijuar zyrën rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Greqinë.
Për më shumë informacion rreth NCH Capital, ju lutem drejtohuni www.nchcapital.com
Tranzit është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitetin si Institucion Financiar Jo Bankë më datë 04.08.2010 me Licence Nr. 20. Kompania ofron mundësi financimi, leasing, faktoring, administrimin e detyrimeve jo-performuese dhe në vonesë.Tranzit është shoqëri e zotëruar nga Moscopole INC. dhe dy fonde investimi të administruara nga NCH Capital, të cilët janë investitorë të mirënjohur Amerikan në rajon dhe më gjerë.
Suksesi i Tranzit mbështetet në teknologjinë e përparuar të informacionit, ekipin e dedikuar dhe të specializuar, dhe me kapacitetet analitike dhe vendim-marrëse. Kjo ka ndihmuar në rritjen e vazhdueshme të kompanisë në 14 vitet e aktivitetit të saj duke mundësuar sot që Tranzit të jete kompania lider ne tregun e menaxhimit të ekspozimeve të këqija.
Kompania ka një staff prej 45 profesionistësh të dedikuar që administrojnë një total asetesh në vlerë nominale prej 150 milion EUR dhe një portofol klientësh mbi 150,000 individë dhe biznese, te shtrira në të gjithë Shqipërinë.
Të gjitha të dhënat në lidhje me kompaninë mund të gjënden në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) https://qkb.gov.al/ me Nipt K91624020M.
Në NOA investohemi shumë që çdo koleg, njësi, degë e strukturë të mos pengohet në aktivitetin e tyre për shkak të ngurtësive institucionale. Përpos organigramës rregulluese sipas së cilës ndahen departamentet e institucionit, i gjithë ekipi i NOA përkrah një kulture koorporative të sheshtë ku çdokush, dhe në çdo kohë, mund të propozojë çdo lloj përmirësimi në arritjen e objektivave. Ne përpiqemi të jemi fleksibël në strukturën tonë organizative duke u përshtatur në mënyrë konstante projekteve madhore të kompanisë, zhvillimeve të tregut apo risive teknologjike më të fundit.
-
Herjola Spahiu
Drejtor I Përgjithshëm Ekzekutiv
-
Brunilda Isaj
Drejtor Ekzekutiv i Biznesit
-
Albana Pelinku
Drejtor Ekzekutiv i Riskut & Përputhshmërisë
-
Ariola Çela
Drejtor Ekzekutiv i Financës
Ariola Çela
Mbi 17 vite përvojë të dëshmuar në financë, auditim financiar, projekte këshilluese, menaxhim risku dhe planifikim strategjik, në auditimin e jashtëm dhe sektorin financiar, Zj.Çela u promovua si Drejtor i Departamentit të Financës në Prill 2018 pas 3 viteve të suksesshme si Drejtor i Kontabilitetit dhe Raportimit për NOA Holding Group dhe Drejtor i Menaxhimit të Riskut, e fokusuar në ofrimin e një shërbimi gjithëpërfshirës financiar dhe kontabiliteti, duke siguruar se të gjitha veprimet financiare të ndërmarra brenda kompanisë kryhen në përputhje me rregulloret financiare.
2015 - 2018 Ajo iu bashkua NOA-s në Janar 2015 si Drejtor i Kontabilitetit dhe Raportimit për NOA Holding Group, pas 10 vite përvojë në auditimin e jashtëm, auditime financiare dhe projekte këshilluese. Nëpërmjet një shërbimi të përkryer kontabiliteti për grupin, konsolidimeve dhe raportimeve bëri të mundur realizimin e një analize efektive të biznesit. Njëkohësisht ajo mbajti pozicionin e Sekretarit Koorporativ të Këshillit Administrativ dhe Anëtarit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm të NOA.
2006 - 2014 Ajo filloi karrierën e saj të hershme në Deloitte Albania si asistente në departamentin e auditit duke u promovuar ndër vite në pozicione të ndryshme të larta. Ajo kreu me sukses auditime financiare dhe projekte këshilluese duke u fokusuar në kontrollet e brendshme dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar për shumë kompani vendase dhe ndërkombëtare që operojnë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke u shndërruar në partner biznesi për këto kompani. Ajo gjithashtu ka arritur të vlerësojë me sukses kontrollet e brendshme, procedurat dhe funksionin e auditimit të brendshëm në industrinë bankare, si dhe në institucione të tjera financiare. Ajo u promovua si Mbikëqyrëse, Departamenti i Auditimit në vitin 2011. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka facilituar trajnime në lidhje me praktikat më të mira në ndjekjen e kornizës dhe metodologjisë së auditimit, dokumentacionit, standardeve etike, qeverisjes, identifikimit të mashtrimit, etj.
Zj.Çela u diplomua në "Financë dhe Kontabilitet" në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në 2005. Aktualisht mban Certifikatën e Anëtarësisë në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar, Mbretëri e Bashkuar - ACCA.