• 04 451 1011
  • DEGËT
  • ANKESA
AL
EN
    • Rreth Nesh
    • Produkte & Shërbime
    • Investime
    • Ndihmë
    • Karriera
    • Kontakt
    • Rreth Nesh
    • Historiku
    • Struktura
    • Raportet Vjetore
    • Historiku
    • Struktura
    • Struktura Aksionere
    • Struktura Organizative
    • Ekipi drejtues
    • Struktura Aksionere
    • Struktura Organizative
    • Ekipi drejtues
    • Raportet Vjetore
    • Produkte & Shërbime
    • Kredi
    • Partneritet
    • Këshillim
    • Kredi
    • Agro
    • Biznes
    • Familje & Individë
    • Agro
    • Biznes
    • Familje & Individë
    • Partneritet
    • Partner biznesi
    • Bëhu partner
    • Refero për kredi
    • Partner biznesi
    • Bëhu partner
    • Refero për kredi
    • Këshillim
    • Investime
    • Pse të investoni në NOA
    • Karakteristikat e Obligacionit
    • Prospekti
    • Kalendari Financiar
    • Raportime
    • Pyetje të shpeshta
    • Njoftime
    • Pse të investoni në NOA
    • Karakteristikat e Obligacionit
    • Prospekti
    • Kalendari Financiar
    • Raportime
    • Pyetje të shpeshta
    • Njoftime
    • Ndihmë
    • Karriera
    • Të punosh në NOA
    • Mundësi Punësimi
    • Praktika Mësimore
    • Të punosh në NOA
    • Mundësi Punësimi
    • Praktika Mësimore
    • Kontakt
LLOGARIA IME
LLOGARIA IME
AL EN

Struktura

Ekipi Drejtues
Struktura Aksionere
Struktura Organizative

NOA Holdings N.V. është një kompani aksionere me një staf të vogël udhëheqës e të kualifikuar të cilët punojnë ngushtë dhe në mënyre aktive me skuadrat lokale të manaxhimit, për të nxitur ekzekutimin, arritjen e objektivave dhe mbështetjen e nevojshme për një rritje të shëndetshme.

Ndërsa Këshilli i Administrimit, është organi që mundëson një qeverisje të fortë dhe vizionare të institucionit. Ky këshill përbëhet nga menaxherë dhe drejtues ekzekutivë me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e financave dhe investimeve, duke siguruar një mbështetje solide për zhvillimin e qëndrueshëm të institucionit financiar NOA.

  • Andrew Jeffrey Walsh

    Chairman, non-executive

  • Tomas Hlavac

    Member, non-executive

  • Herjola Spahiu

    Member, executive

  • Elona Gjika

    Member, non-executive

  • Petr Sastinsky

    Member, non-executive

Në NOA investohemi shumë që çdo koleg, njësi, degë e strukturë të mos pengohet në aktivitetin e tyre për shkak të ngurtësive institucionale. Përpos organigramës rregulluese sipas së cilës ndahen departamentet e institucionit, i gjithë ekipi i NOA përkrah një kulture koorporative të sheshtë ku çdokush, dhe në çdo kohë, mund të propozojë çdo lloj përmirësimi në arritjen e objektivave. Ne përpiqemi të jemi fleksibël në strukturën tonë organizative duke u përshtatur në mënyrë konstante projekteve madhore të kompanisë, zhvillimeve të tregut apo risive teknologjike më të fundit. 

  • Herjola Spahiu

    Drejtor Ekzekutiv

  • Ariola Çela

    Drejtor i Departamentit të Financës

  • Albana Pelinku

    Drejtor i Riskut & Përputhshmërisë

  • Ervin Gogaj

    Drejtor i Operacioneve & Projekteve

  • Tonin Lleshi

    Drejtor i Teknologjisë së Informacionit

  • Mirlinda Korkuti

    Drejtor i Inovacionit & Projekteve të Biznesit

  • Elert Stoja

    Drejtor i Shitjeve

  • Blerina Krantja

    Drejtor i Burimeve Njerëzore

  • Elda Toro

    Drejtor i Auditit të Brendshëm

  • Manjola Çerenishti

    Drejtor i ESG dhe Komunikimit të Brandit

Blerina Krantja

Mbi 17 vite përvojë në burime njerëzore, zhvillim organizativ dhe menaxhimin e ndryshimeve në sektorin bankar dhe financiar. Ofrimi i shërbimeve dhe programeve që maksimizojnë burimet njerëzore për të siguruar që kompania mund të përmbushë objektivat e saj për rritje.

Që prej Maj 2019 Anëtar i Komitetit të Punës dhe Etikës - Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, e cila ka për synim  të merret me çështje që lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore, pajtueshmërinë me rregulloret e punës dhe legjislacionin, Kodin e Punës, Kodin e Etikës, praktikat antikorrupsion, etj.

Zj.Krantja u promovua si Drejtor i Burimeve Njerëzore në Maj 2017, pas 3 viteve të suksesshme si Drejtor i Kompensimit dhe Benefiteve në NOA. Implementimi i politikave të reja të burimeve njerëzore për të optimizuar strukturën organizative, zhvillimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e talenteve, strategjitë e rekrutimit, markimin e punëdhënësit, mekanizmat e mbajtjes së stafit, trajnimin, menaxhimin e ekipit, etj.

2014 - 2017 Ajo iu bashkua NOA-s në Nëntor 2014 si Drejtor i Kompensimit dhe Benefiteve, pas 6 vite përvojë në Bankën Qendrore të Shqipërisë në fushën e burimeve njerëzore. Gjatë tre viteve, ajo ndërtoi një njësi të fortë dhe të qëndrueshme të kompensimit dhe benefiteve, duke integruar të gjitha proceset e pagave dhe shpërblimeve në departamentin e burimeve njerëzore dhe udhëhoqi automatizimin e të gjitha proceseve kryesore të burimeve njerëzore përmes projektit të HR Software. Ajo arriti të hartojë dhe zbatojë strategji efektive të komunikimit në lidhje me kompensimin dhe benefitet totale dhe të sjellë propozime konkrete për përmirësimin e programit të përfitimeve të sigurimit shëndetësor dhe skemave të tjera nxitëse.

2008 - 2014 Ajo filloi karrierën e saj të hershme në Bankën e Shqipërisë si specialist i burimeve njerëzore, kryesisht e përqendruar në fushën e kompensimit dhe benefiteve, hartimin dhe zbatimin e politikave sociale dhe benefiteve të stafit. Me kalimin e viteve ajo manaxhoi me sukses programin e përfitimeve shëndetësore dhe të sigurimeve, skemave nxitëse por edhe koordinimin e trajnimeve, mbikëqyrjen dhe koordinimin e menaxhimit të performancës, marrëdhëniet me palët e treta, etj. Gjatë këtyre gjashtë viteve ajo fitoi aftësi dhe kompetenca të mëtejshme në të gjitha funksionet e Burimeve Njerëzore.

Zj.Krantja u diplomua në "Financë & Bankë" në Universitetin Babes-Bolyai, Cluj Napoca, Rumani në 2006. Ajo gjithashtu zotëron një diplomë master në "Banka dhe Tregje Kapitale", lëshuar nga i njëjti institucion në vitin 2007.

Komuna e Parisit, Rr. “Tish Daia”, Kompleksi “Kika 2” , Pallati Nr. 2, Tiranë

  • +355 4 4511011
  • DEGËT

© Copyright 2023 All Rights Reserved.

Created by IMPULS

RRETH NESH

  • Historiku
  • Struktura
  • Raportet Vjetore

PRODUKTE & SHËRBIME

  • Familje & Individë
  • Biznes
  • Agro

TË NDRYSHME

  • Ndihme
  • Karriera
  • Kontakt

TË RËNDËSISHME

  • Prona në shitje
  • Partneritet
  • Të rejat
  • Keshillim Agrobiznesi
  • Këshillim Biznesi
  • Përgjegjësia sociale
  • Politika e privatësisë
  • Të drejtat e klientit
  • Standarte ISO
  • Pyetësor Biznesi

NOA ofron për ju kredi 100% online, shpejt dhe lehtë, ndaj ne përdorim “cookies” në website tonë për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat tona kundrejt çdo kërkese tuajën. “Cookies” na ndihmojnë dhe shërbejnë që t’ju ofrojmë një shërbim gjithnjë edhe më cilësor, duke na lejuar të aksesojmë lundrimin tuaj në internet.