
Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
Sektori i bujqësisë në Shqipëri është sektori më i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Ai ka një rol vendimtar në zhvillimin e vendit dhe është një nga fushat më fitimprurëse për të investuar në Shqipëri. Menaxhimi i fermës përbëhet nga një sërë aktivitetesh të ndërmarra nga fermeri duke përfshirë kombinimin dhe koordinimin e burimeve njerëzore, fizike dhe financiare, në mënyrë që ta bëjnë fermën sa më fitimprurëse. Një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të biznesit në fermë është matja dhe analizimi i performancës financiare të biznesit në mënyrë që t’i përgjigjet pyetjeve të rritjes dhe qëndrueshmërisë. Për të gjithë këto arësye, një nga obligimet e Shqiperisë (Ministrisë së Bujqësisë) të kërkuara nga DG Agri (Ministria e Bujqësisë së BE-së) është krijimi i Rrjetit të Dhënave të Llogarive në Ferma.
Çfarë është Rrjeti i të Dhënave të Llogarive në Ferma?
Rrjeti i të Dhënave të Llogarive në Ferma (FADN), është një sistem përmes të cilit mblidhen të dhënat vjetore për rezultatet ekonomiko-financiare të fermave. Bashkimi Evropian ka zhvilluar një gamë instrumentesh për vlerësimin e sektorit të bujqësisë. Ky është një nga instrumentet që e ka ndihmuar BE-së në mbledhjen e informacionit në lidhje me shpenzimet, të ardhurat dhe performancën ekonomiko-financiare të fermës. Të dhënat të cilat mblidhen përmes këtij instrumenti përfshijnë, por nuk janë të limituara në lidhje me: a) vlerën e prodhimit të të korrurave, b) shitjet dhe blerjet në fermë, c) kosto të prodhimit, d) pasuri/asete, detyrime, e) kredi dhe subvencione. Këto të dhëna i mundësojnë autoriteteve përkatëse që të hartojnë rekomandime që kontribuojnë në krijimin e politikave të favorshme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma (FADN – Farm Accountancy Data Network) është krijuar në vitin 1965. Ai paraqet nje database i cili zhvillohet në shtetet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Europian. Çdo vit mblidhen të dhëna kontabiliteti/database për mbi 120,000 ekonomi bujqësore në 28 shtete anëtare të Bashkimit Europian. FADN bazohet në implementimin me të njëjtin princip të mbajtjes së kontabilitetit të bizneseve të tjera jo-bujqësore duke pasur si qëllim:
Përcaktimin vjetor të të ardhurave të ekonomive bujqësore;
Analizë e ekonomive bujqësore;
Monitorim te ndikimit të Politikës të Përbashkët Bujqësore të BE-se.
Rrjeti i të Dhënave të Llogarive në Ferma (FADN) mblidhet nga burime të shumta nëpërmjet nje sistemi të përcaktuar për ndjekjen e evidencës të kontabilitetit të fermës, faturave, deklaratave etj., dhe të gjitha këto sistemohen nëpërmjet kalkulimit të të ardhurave të fermës (Farm Return Data Definitions). Ky sistem mund te jete ne forme manuale ose ne forme elektronike/software. Sistemi arrin të sigurojë te dhënat që lidhen me:
Të dhëna të përgjithshme për ekonominë;
Pronësia mbi tokën e përdorur bujqësore;
Shpenzimet në fermë;
Numri dhe vlera e blegtorisë;
Blerja dhe shitja e blegtorisë;
Prodhimi;
Grandet dhe Subvencionet;
Fuqia punëtore;
Trualli, ndërtesat dhe kapitali;
Detyrime te pashlyera/borxhet;
Tatimi mbi vlerën e shtuar;
Kuotat;
Kompensimet për prodhimin e bimor;
Përveç detyrimit nga BE-ja për ta implementuar, për çfarë tjetër mund të shërbejë Rrjeti i të Dhënave të Kontabilitetit të Fermës (FADN)?
Mbajtja e të dhënave nga veprimtaria prodhuese në fermë është domosdoshmëri që lidhet me shumëllojshmërinë e aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale, apo sic shpesh shprehemi “fermë me aktivitet miks”. Nëse keto aktivitete nuk janë funksionale në forma elektronike apo në forma të mbajtjes së shënimeve (blloku i fermerit) për shpenzimet dhe të ardhurat në fermë nuk mundet të evidentohen detyrimet tatimore, treguesit financiare dhe të hartohet planifikimi i vitit në vijim.
Institucionet mikro-financiare, si kredituesit kryesore të aktiviteteve bujqësore, janë të interesuar të shohin perfomancën financiare të fermës bujqesore, mbi bazën e të cilave kryhen edhe analizat financiare dhe përcaktohet forca paguese e kredisë.
Kjo është një nga arësyet që Institucioni Financiar NOA ka zhvilluar prej mëse 3 vitesh ditarin e fermerit, i aksesuar nga rreth 2,000 fermerë në të gjithë Shqipërinë, ku metodologjia e formulimit të këtij ditari arrin të sigurojë të dhënat e lartpërmendura.
Këshillime të tjera










Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
