
Qumështi i të imtave në mbarështim intensiv dhe nevoja për financim
Në rajonin e Mesdheut, mbarështimi i deleve dhe dhive është një aktivitet i rëndësishëm dhe i vendosur mirë, një mënyrë tradicionale e bujqësisë, si një mundësi e rëndësishme e të ardhurave, punësimit, mbrojtjes së mjedisit dhe kohezionit social. Në të vërtetë, delet dhe dhitë janë efikase në transformimin e burimeve të ushqimit nga tokat në proteina shtazore me cilësi të lartë. Pasqyra e këtij aktiviteti rezultohet me një shumëllojshmëri nënproduktesh që në rradhë të parë përcjellin një pasuri kulturore dhe së dyti produkte lokale që preferohen nga konsumatorët që kërkojnë produkte origjinale dhe autentike, duke siguruar një burim të rëndësishëm të ardhurash për blegtorët. Pavarësisht imazhit pozitiv të produkteve (nga këndvështrimi i konsumatorit) dhe njohjes së përgjithshme të rolit të sistemeve të ndryshme të blegtorisë së ripërtypësve të vegjël për ruajtjen e mjedisit (përfshirë ruajtjen e diversitetit të blegtorisë) dhe zhvillimin social/ekonomik të zonave rurale, qëndrueshmëria e sektorit të ripërtypësve të vegjël në Shqipëri sfidohet nga ndikimi i faktorëve të ndryshëm. Nga analizimet vërehet një ndryshim në strukturën e sektorit që lidhet me uljen e numrit të tufave, largimin e të rinjve apo orientimi drejt aktiviteteve të komercializimit për fitime të shpejta/sigurta, si dhe më e rëndësishmja është mungesa e mbështetjes me subvencione, grante apo mos-aksesim i kredidhënies. Përpos arsyeve të theksuar më lartë janë edhe një sërë problematikash të karakterit teknik sic janë psh. mungesa e diferencimit të çmimeve në bazë të përmbajtjes së proteinave dhe yndyrave në qumështin e prodhuar, si një strategji që mund të favorizojë përdorimin e racave produktive, shfrytëzimin e burimeve të ushqimit, si kullotat, rritja e çmimeve të ushqimit, aspektet e punës dhe kërcënimet që lidhen me ndryshimet klimatike etj.
Prandaj objektivi i të gjithë aktorëve të zinxhirit, përfshirë këtu edhe institucionet kredidhënëse është ruajtja e diversitetit të përgjithshëm të sistemeve të prodhimit të ripërtypësve të vegjël, duke siguruar një nivel adekuat të të ardhurave për fermerin dhe ofrimin e produkteve në treg me një çmim dhe një sasi që do të ishte e pranueshme për një shkallë elite konsumatore.
Zhvillimi zinxhirit blegtoral i të imtave në Shqipëri
Shqipëria ka një potencial mjaft të mirë për zhvillimin e blegtorisë në të gjitha rajonet kodrinore malore të cilat janë karakteristike për këtë lloj veprimtarie. Prodhimi i qumështit është i përqendruar kryesisht në fermat e vogla, i cili pastaj kalon direkt tek njësitë përpunuese ose sic quhen “baxho qumështi”. Qumështi i të imtave dhe nënprodukteve të tij janë bazë konsumi për çdo familje në Shqipëri.
Qumështi i deles/dhisë është një ushqim me vlera dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për shkak të tendencës së re në kuzhinën moderne dhe tradicionale, të shëndetshme, natyrale, me vlera dhe të shijshme.
Specialitetet e qumështit të deles/dhisë po pushtojnë menunë, jo vetëm në kuzhinën lokale, por edhe atë evropiane. Mishi i qengjave të qumështit është një specialitet për çdo menu dhe ka gjetur vend dhe në dieta të caktuara. Qëllimi i mbarështimit të të imtave është që t’i shërbejë tregut me produkte cilësore të mishit dhe të qumështit. Për t'a arritur këtë, kërkohen elementë thelbësorë bazuar në strategjitë e suksesshme të menaxhimit dhe furnizimit me ushqim me standarte.
Shqipëria prodhon çdo vit rreth 73 mijë tonë qumësht deleje dhe rreth 80 mijë tonë qumësht dhije. Pra rreth 16.5 % e qumështit të prodhuar në Shqipëri vjen nga bagëtitë e imta.
Një pjesë e këtij qumështi bëhet djathë, veçanërisht në krahinat e jugut, ku operojnë rreth 200 baxho qumështi. Mbarështimi i deleve dhe i dhive është një sektor i vlefshëm blegtoral në Shqipëri. Ai kontribuoi në një vlerë totale në vitin 2021 (qumësht dhe mish), me prodhimin e përgjithshëm të sektorit të vlerësuar në rreth 593 milionë euro.
Të ardhurat nga fermat me të imta në përgjithësi janë ndarë në mënyrë të barabartë midis mishit dhe qumështit, por në vitet e fundit, mishi ka siguruar të ardhurat kryesore për fermerët e vegjël që mbarështojnë të imtat, pasi çmimet e mishit kanë ardhur në ngritje të lartë. Megjithatë, vërehet një lëvizje shumë pozitive edhe të cmimit të qumështit të deleve gjatë 2 mujorit të parë të vitit 2023, një cmim që varion nga 150-180 lek/litri.
Ndërtimi i stallës për mbarështimin e të imtave dhe racat produktive intensive
Ndërtimi i një stalle të re që do të përdoret si strehë për kafshët, duhet domosdoshmërisht të marrë parasysh disa kritere themelore, në mënyrë që të garantojë një organizim të mirë të fermës duke respektuar standartet minimale të mirëqenies së kafshëve, atë që kërkohet edhe nga BE-ja nëpërmjet granteve IPARD.
Për investim në stalla për mbarështimin e blegtorisë duhet të ndiqen kriteret e përcaktuara në VKM-n nr. 283, i datës 01.04.2015 mbi “Për përcaktimin e tipave, rregullave, kritereve dhe procedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore.
Gjatë ndërtimit të stallës është e nevojshme që të garantohet një sipërfaqe minimale në dispozicion për secilën kafshë. Kriteret minimale që duhet të respektohet është 1.5 metra katrorë për secilën kafshë të rritur, edhe 0.8 deri në 1.5 m2 për çdo krerë bagëti të re, dhe 3 m2 për secilin cjap që mbahen për çiftëzim. Ndërkohë në fazën e projektimit duhet të parashikohen edhe hapësirat e tjera të nevojshme që janë pjesë e shërbimit të kafshëve si psh. korridori qëndror përmes të cilit kalojnë punonjësit i cili mund të jetë minimalisht 1.5 metra dhe arrin deri në 3 metra (për lëvizje të mjeteve motorike).
Gjithashtu duhet të planifikohen edhe ambjentet e mjeljes së qumështit në varësi të numrit të krerëve (poste mjelje 12x12 ose 24x24), ambjentet e ruajtjes së qumështit (tankerat ftohës), zyra e mjekut dhe farmacia si dhe ambjentet sanitare. Pjesë integrale e këtij investimi është edhe hambari i barit.
Një projektim i saktë në një fermë me 100 dele/dhi rrace intensive kërkohet një sipërfaqe e ndërtueshme rreth 400 m2, ndërtim i lehtë i cili përllogaritet me rreth 180 euro/m2.
Kush janë racat produktive në rregjim stallor?
Sektori i qumështit të dhive dhe deleve është një pjesë e vlefshme e ekonomisë kombëtare të Shqipërisë, duke prodhuar produkte qumështi me cilësi të lartë, veçanërisht djathëra tradicionalë si kackavalli i jugut, apo djathi i bardhë i tipit feta etj. Zonat malore të Shqipërisë ofrojnë mundësi të mira për blegtorët, që mundësojnë kalimin në menaxhim organik, një ndryshim që mund të përmirësojë të ardhurat e tyre dhe t'i ndihmojë ata të krijojnë një ekonomi të qëndrueshme lokale, të ruajnë habitatet natyrore dhe rracat autoktone (delja Bardhoke, Shkodrane, dhia e Hasit, Capora e Dragobise) dhe të parandalojnë degradimin e tokës.
Por përvec të imtave në kullotë të lirë, kemi edhe mbarështimin e deleve dhe dhive në ferma intensive ku mbahen kryesisht brënda në stallë dhe ushqehen me ushqime të papërpunuara, silazh dhe koncentrat proteinik. Blegtoria e imët intensive nënkupton prodhimtarinë e deleve dhe dhive në një mjedis që u sigurohet atyre për të maksimizuar fitimin nga rritja e tyre. Mjedisi për mbarështimin intensiv (në rregjim stallor) përfshin strehimin (stallë e kompletuar), ujin, ushqimin, mbrojtjen veterinare, temperaturën, lagështinë dhe menaxhimin. Në rregjim stallor kryesisht mbarështohen rracat e të imtave të përmisuara gjenetikisht, ku prodhimtaria e qumështit apo lindjeve është shumë herë më i lartë se ato në rregjim kullusor, ndërkohë që kërkohet një respektim protokollesh si në lidhje me racionet ushqimore ashtu edhe me shërbimet e tjera (mjelja, trajtime mjeksore etj.).
Në Shqipëri për një kohë të gjatë janë testuar disa lloj rracash produktive me mbarështim stallor si psh. Delja ASSAF, Lacaune, dhia Alpine, Saane etj. Prodhimtaria e tyre arrin deri në rreth 950 litra qumësht në vit dhe me një pjellshmëri mesatare 1.5 qingja/keca/vit.
Ndër rracat e përmendura që kanë dhënë rezultate të larta janë dhia Alpine dhe delja Lacaune, me origjinë Franceze.
Mbarështimi i të imtave në rregjim stallor intensiv kërkon një menaxhim të përpiktë në lidhje me 4 çështje themelore: a) Sigurimi i bazës ushqimore të shëndetshme; b) Trajtimet veterinare të specializuara; c). Fuqi punëtore permanente dhe të dedikuar; d). Burimet e financimit.
Kosto e një investimi të tillë ndahet në dy kategori burimesh financimi:
a) Investimi në ngritjen e kompleksit blegtoral për mbarështimin e të imtave që përbëhet nga ndërtimi i stallës dhe hambarit, blerja e deleve/dhive të racës (250-300 euro/krerë), pajisje të stallës (sistemet e kurthimit, sistemi mjeljes dhe ruajtjes së qumështit, mekanikë bujqësore etj.). Nga përllogaritjet e kryera rezulton që një stallë e kompletuar për mbarështimin e 100 krerë dele/dhi rrace arrrin një vlerë rreth 150,000 euro.
b) Likuiditet (kapital qarkullues) për blerjen e bazës ushqimore (rreth 50 ton ushqim) dhe sigurimin e pagave të personelit, kosto kjo që arrin një vlerë mesatare rreth 55,000 euro.
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023


Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
