22.11.2021

Grantet e IPARD në mbështetje të sektorit të Bimëve Aromatiko-Mjeksore

Shqipëria përfaqëson një vend me biodiversitet të lartë dhe kjo e ka burimin në larmishmërinë klimatiko-tokësore kushtëzuar nga pozicioni gjeografik, nga lartësitë mbi nivelin e detit dhe ortografia e saj. Në vendin tonë ekziston një traditë që në kohët e hershme për grumbullimin dhe përpunimin e bimëve aromatike e mjekësore sidomos në rrethet: Malësi e Madhe, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Skrapar, Përmet dhe Gjirokastër. Bimët aromatike dhe mjekësore në Shqipëri dallohen jo vetëm nga një variacion relativisht i gjerë i formave dhe llojeve, por edhe për përmbajtjen e lartë të lëndëve aromatizuese dhe farmakologjike. Në këtë sektor angazhohen rreth:

- 85,000 persona, (fermerë, grumbullues, përpunues, eksportues, të punësuar kryesisht në zonat

   rurale);

- 31 kompani përpunuese eksportuese në shkallë vendi, prej të cilave 15 janë eksportues të mëdhenj;

- 150 grumbullues lokalë në shkallë vendi, prej të cilëve 10 grumbullues rajonalë;

- Më shumë se 400 specie janë identifikuar si bimë mjekësore aromatike të florës shqiptare;

-  500 hektarë sipërfaqe të kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike.

Çfarë mbulon fondi i IPARD-it për zhvillimin e Sektorit të BMA-ve ?

Në fondin e IPARD është një skemë specifike (Masa 7) që mbështet investimet diversifikuese në zonat rurale, ku një pjesë e rëndësishme është mbështetja e BMA-ve.

- Qëndra grumbullimi për BMA-të, ambiente dhe pajisje për dhe pas vjeljes, për grumbullim, tharje dhe ruajtje,  distilimin, laboratorë të brendshëm për cilësinë e produkteve etj.;

- Rrjetit të rrugëve të brendshme, gardheve etj.

- Ambienteve të administratës dhe atyre në funksion të tyre (vend pushimet për punëtorët, dhomat e ndërrimit, nyjet sanitare);

- Ndërtimi i impianteve të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme;

- Traktorë deri në 70 kw;

Bazuar në Masë 7, shpenzimet totale të pranueshme për këtë skemë janë:

- Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO

- Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 400,000 EURO

Përqindja e mbështetjes publike është e barabartë me 65% të totalit të kostove të pranueshme të

investimit.

Nisur nga eksperiencat e mëparshme në mbështetje të investimeve në sektorin e Bimëve Aromatiko Mjeksore nëpërmjet fondeve të IPARD-it, institucioni mikro-financiar NOA ka përgatitur një paketë të posaçme për këto investime deri në shumën 20 milion lekë.

Këshillime të tjera