24.07.2023

Këshillimi Smart - Ullishtaria dhe vaji i ullirit

Sektori i ullirit dhe vajit të ullirit është një segment i rëndësishëm i prodhimit primar dhe i agroindustrisë shqiptare. Në Shqipëri kultivohen 10.94 milion rrënjë me ullinj, nga të cilët në prodhim janë rreth 9.16 milion rrënjë. Nga të dhënat statistikore analizohet që viti 2022 arriti një prodhim prej 158,710 ton ullinj, nga ku 28,848 ton janë ullinj tavoline dhe 128,861 ton janë ullinj për përpunim. Qarqet më potenciale janë Fieri me 2.86 milion rrënjë ullinj (26%), Berati me 2.02 milion rrënjë ullinj (18.4%), Vlora me 1.93 milion rrënjë ullinj (17.7%) dhe Elbasani me 1.76 milion rrënjë ullinj (16.1%).

Për më shumë informacion ju ftojmë të lexoni dokumentin e mëposhtëm:

Këshillime të tjera