
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
Blegtoria është një sektor agro ushqimor shumë i rëndësishëm në Shqipëri, në të cilin shumica e fermerëve janë të angazhuar në sektorin e prodhimit të qumështit.
Shqipëria është vendi më potencial në Ballkan me një traditë shekullore në zhvillimin e blegtorisë dhe përpunimin e lëndës së parë. Prodhimi i qumështit është i përqëndruar kryesisht në fermat e vogla, i cili një pjesë kalon në pikat e grumbullimit të qumështit dhe një pjesë kryesore kalon direkt në fabrikat dhe baxhot e qumështit.
Qumështi dhe nënproduktet e tij janë produkte bazë për konsum nga çdo familje në Shqipëri. Kërkesa për qumësht si lëndë të parë është gjithmonë në rritje, nisur nga fakti i rritjes së numrit të njësive përpunuese dhe përmirësimit të teknologjisë.
Si paraqitet situata e prodhimit të qumështit në Shqipëri.
Sipas INSTAT, në vitin 2020, prodhimi i qumështit të fermave është 1,05 milion ton, me një rënie prej 5,4% krahasuar me vitin 2019. Sasia e qumështit të grumbulluar për përpunim në vitin 2020 raportohet të jetë rreth 119 mijë ton, ose 11% e sasisë së qumështit të prodhuar në ferma, duke shënuar rënie me 14,8% krahasuar me vitin 2019.
Numri i gjedhëve në vitin 2020 shënoi rënie me 12,76%, në krahasim me vitin 2019.
Fragmentimi dhe struktura e fermave në Shqipëri ndikon dukshëm në sektorin e qumështit, ku rendimenti mesatar vjetor i qumështit të lopës, është rreth 2,900 litra qumësht për lopë në vit, një vlerë mjaft e ulët krahasuar me vendet e BE-së.
Për muajin Janar 2022, importet e qumështit shënuan rënie të lehtë me 3% krahasuar me Janarin e 2021. Në shifra, 56% të totalit të qumështit me jashtë e zënë importet nga Italia, 16% e qumështit vjen nga Serbia, 14% nga Bosnjë-Hercegovina dhe pjesa tjetër nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe shtete të tjera të Europës. Për 2021, rritja më e lartë e importeve të qumështit ishte nga Serbia me 71% më shumë se në 2020-n.
Ndikimi i racionit ushqimor në mbarështimin e blegtorisë.
Menaxhimi i të ushqyerit është një nga faktorët më të rëndësishëm në përmirsimin e parametrave të prodhimit dhe riprodhimit dhe për arritjen e një pjellshmërie të lartë. Për arritjen e këtyre qëllimeve, racioni ushqimor duhet balancuar me të gjitha lëndët ushqyese si energji, proteina, minerale dhe vitamina. Në ushqimet kokërr të cilat përdoren për të ushqyerit e kafshëve hyjnë kokrrat e drithërave dhe kokrrat e leguminozeve. Këto përdoren si të bluara dhe të pa bluara. Këto ushqime hynë në grupin e ushqimeve të koncentruara dhe karakterizohen me përmbajtje të ulët të celulozës dhe përbërje të lartë të lëndëve të tjera ushqyese, të cilat në përgjithësi kanë tretshmëri të mirë dhe vlerë të lartë të energjisë produktive. Kokrrat e drithërave mesatarisht përmbajnë proteina prej 7 – 12 %, kurse kokrrat e leguminozeve përmbajnë 20 – 40 % e ndonjëherë edhe më tepër proteina. Ushqimet kokërr kanë tretshmëri të lartë e cila arrin deri në 80 %.
Ushqimet kokërr, sidomos drithërat kanë rol të rëndësishëm për kategoritë e kafshëve me prodhimtari të lartë si qumësht, mish, vezë etj.
Gruri (Triticum) - Gruri është kulturë kryesore e cila përdoret për prodhimin e bukës por përdoret edhe për të ushqyerit e kafshëve. Produktet e grurit janë: mielli i kafshëve, himet e grurit, embrionet të cilat kanë rëndësi të veçantë në të ushqyerit e blegtorisë. Kokrra e grurit ka ndërtim të njëjtë me thekrën, elbin dhe tërshërën. Përbërësit kryesor në grurë janë: hidratet e karbonit (amidoni dhe sasi të vogla të sheqerit). Celuloza më së shumti gjendet në mbështjellësin e kokrrës dhe gjatë përpunimit pjesa më e madhe kalon në hime e më pak mbetet në miell. Proteina më së shumti ka në kokrrën e grurit prej 10 – 14 %. Vlera biologjike e këtyre proteinave varet nga prezenca e mbështjellësit e posaçërisht, embrionit. Gruri përmban më shumë vitamina të kompleksit B dhe vitaminë E. Ushqimi i koncentruar perbëhej nga: misri, gruri, himet e grurit, bërsia e sojës, bërsia e lulediellit dhe premiksi (shtojcat vitaminoze, minerale dhe aditivët tjerë).
Si paraqitet kërkesë-oferta për grurin si lëndë e parë për prodhimin e bukës dhe bazës ushqimore për blegtorinë.
Shqipëria plotëson rreth 50% të kërkesës për grurë, ndërkohe që pjesa tjetër importohet nga Rusia, Ukraina, Serbia, Franca, Kanadaja etj. Mesatarisht çdo vit Shqipëria importon rreth 220,000 ton grurë, 247 ton thekër, 6,612 ton elb, 956 ton tërshërë dhe rreth 24,000 ton miell. Gruri dhe drithërat e tjerë një pjesë përdoret për ushqim për popullsinë, pra për përdorim bukë dhe industrinë përpunuese, dhe pjesa tjetër përdoret për përgatitjen e ushqimeve për blegtorinë, përfshirë këtu edhe pularitë. Shqipëria çdo vit mbjell rreth 53,900 ha me grurë dhe siguron një prodhim rreth 233,400 ton.
Sa është kërkesa për grurë si bazë ushqimore për blegtorinë.
Në Shqipëri mbarështohen rreth 363,000 gjedhë, 2,332,000 krerë të imta dhe rriten rreth 7,908,000 krerë pula, dhe nisur nga fakti që gruri edhe pjesë e çdo racioni ushqimor nëpërmjet 2 produkteve: grurë kokërr dhe kashtë gruri. Ekspertët e Departamentit të Agrobiznesit në NOA kanë përllogaritur këto nevoja për grurë dhe kashtë gruri:
- Mbarështimi i gjedhit në Shqipëri (për një mesatare rreth 20-25 lit qumësht /dite) kërkon rreth 144,000 ton grurë dhe rreth 150,000 ton kashtë gruri.
- Të imtat, të përllogaritura që qëndrojnë një pjesë të vitit me ushqim të kultivuar, kanë nevojë për rreth 42,000 ton grurë.
- Ndërkohë një sasi relativisht të lartë të grurit kërkon sektori i pularisë, me rreth 146,000 ton grurë.
Çfarë i rekomandohet blegtorëve në këtë periudhë të sigurimit të bazës ushqimore.
Duke qënë se çmimi i grurit në bursë paraqitet me një rritje të vazhdueshme ( 1 bushel = 10.3425 USD), pra rreth 67 lek/kg (përfshirë TVSH dhe transportin), një mundësi për blegtorët është kontraktimi i prodhimit vendas. Ndërkohë sipas intervistimeve të fermerëve që kultivojnë grurin, çmimi i tregut/shitjes të grurit të prodhuar në vend është rreth 45-48 lek/kg. Kjo është një mundësi e madhe për blegtorët që në këtë periudhë të vitit (Qershor-Korrik) të sigurojnë/blejnë grurin, kashtën e grurit direkt nga fermerët me nje çmim relativisht 30% më të lirë se gruri i importit.
Kjo mundësi për blegtorët kërkon financimin e duhur, të cilën NOA e ofron brënda 24 orëve, me kushte preferenciale, pa kolateral dhe deri në një vlerë rreth 25,000 euro.
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
