
Programi IPARD III dhe investimet diversifikuese në sektorin bujqësor
Programi IPARD III për Shqipërinë (2021-2027) u miratua nga Komisioni Europian pas suksesit të përthithjes së fondeve të IPARD II nga ana e Shqipërisë.
BE ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për programin IPARD III, një proces mjaft i rëndësishëm, me një buxhet që shkon 112 milion euro nga pala europiane dhe 34 milionë euro nga Qeverisë Shqiptare, pra në total 146 milionë euro.
Çfarë përfaqëson masa 7 që i përket investimeve në fermat diversifikuese?
Objektivat specifike të masës do të synojnë krijimin, diversifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve rurale, nëpërmjet mbështetjes për investime në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e aktiviteteve jo bujqësore në sektorët e mëposhtëm:
- Prodhimi i kërpudhave, bletarisë, bimëve zbukuruese dhe kërmijve;
- Përpunimi dhe tregtimi i MAP-ve të egra, kërpudhave dhe bletarisë;
- Përpunimi në fermë dhe tregtimi i drejtpërdrejtë i produkteve bujqësore;
- Akuakultura;
- Natyra dhe turizmi rural;
- Shërbime për biznesin dhe popullsinë rurale;
- Zejtaria dhe industria e prodhimit;
- Prodhimi dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme per efekte mbeshtese bzinesi.
Sa do te jetë madhësia grandit në IPARD-III për investimet në ferma?
Kostoja minimale totale e pranueshme e investimit për projekt është 10,000 euro dhe maksimumi është 400,000 euro. Një aplikanti mund t'i jepen më shumë se një projekt, por kostoja totale e pranueshme e investimeve për përfitues sipas kësaj mase nuk mund të kalojë 600,000 euro për të gjithë periudhën programore.
Intensiteti i ndihmës është deri në 60% të kostos totale të pranueshme të investimit por mund të rritet deri në 70%, në rastet kur:
- Investimet kryhen nga fermerë të rinj dhe fermerë të certifkuar organik
- Bashkësi fermerësh
Mund të jepet 10% shtesë për:
- Investimet në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, energjinë e rinovueshme dhe investime të tipit të ekonomisë me qark të mbyllur (ripërdorim efikas i materialeve të mbeturinave).
Për llojet e mësipërme të investimeve, intensiteti maksimal i ndihmës nuk mund të kalojë 75%.
Cilat janë disa kritere të rëndësishme në lidhje me aplikimet e sektorit agropërpunues?
Disa kritere specifike që subjektet e kësaj mase duhet të marrin parasysh në aplikime, dhe që lidhet me kriteret e kapaciteteve përpunuese për disa sektorë janë:
1) Furnizimi dhe prodhimi i kërpudhave, bletarisë, bimëve zbukuruese, kërmijve:
- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni dhe/ose zgjerimi i dhomave dhe objekteve/ambienteve, si dhe blerja e pajisjeve, makinerive dhe pajisjeve të specializuara për prodhim/ kultivim dhe/ose trajtim pas vjeljes.
2) Përpunimi në fermë dhe tregtimi i drejtpërdrejtë i produkteve bujqësore (si qumështi, mishi, frutat dhe perimet, vera):
- Ndërtimi dhe/ose rindërtimi i objekteve dhe ambienteve të përpunimit në fermë dhe blerja e pajisjeve përkatëse.
- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni dhe blerja e pajisjeve për pikat e shitjes në ferma për tregtimin e drejtpërdrejtë të produkteve bujqësore.
3) Përpunimi dhe tregtimi i BMA-ve të egra, kërpudhave, vajit të ullirit, bletarisë, peshkut dhe produkteve të peshkimit, prodhimi dhe tregtimi i esencave vajore:
- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni i objekteve përpunuese dhe pajisjeve;
- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni dhe blerja e pajisjeve për pikat e shitjes në objektin e prodhimit dhe për tregtimin e drejtpërdrejtë të produkteve.
4) Akuakultura (ujë i freskët dhe i kripur):
- Krijimi i fermave të reja ose zgjerimi i prodhimit të fermave ekzistuese të akuakulturës, duke përfshirë edhe pajisjet;
- Sistemet e menaxhimit të mbetjeve, pajisjet për pastrimin e ujërave nga pellgjet dhe rezervuarët dhe për monitorimin e karakteristikave të parametrave të cilësisë së ujit.
5) Natyra dhe turizmi rural:
- Ndërtimi dhe/ose rindërtimi i shtëpive dhe ndërtesave në stilin tradicional për t'u përdorur për aktivitete të lidhura me turizmin dhe për të shërbyer si atraksione turistike dhe blerja e pajisjeve përkatëse;
- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni i objekteve dhe blerja e pajisjeve për sport dhe aktivitete të tjera rekreative.
6) Shërbime për popullsinë rurale dhe biznesin:
- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni i objekteve dhe ambienteve për kujdesin privat të fëmijëve (lodra), kujdesin e të moshuarve (azile) ose personave me aftësi të kufizuara, edukimin dhe trajnimin e të rriturve, qendrat e IT dhe blerjet e pajisjeve të nevojshme;
- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni i objekteve dhe lokaleve për riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive bujqësore, shërbimet elektromekanike dhe blerjen e pajisjeve të nevojshme;
7) Artizanati dhe industria e prodhimit.
- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni i objekteve dhe ambienteve, blerja e pajisjeve për prodhimin e zejeve tradicionale, duke përfshirë shërbimet që u mundësojnë klientëve të marrin pjesë në aktivitete artizanale.
- Pajisje të specializuara për prodhim në shkallë të vogël, si përpunimi i tekstilit dhe drurit.
8) Prodhimi i energjisë së rinovueshme:
- Ndërtimi dhe/ose/rindërtimi i objekteve për prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Për sektorin e turizmit rural dhe të natyrës, investimet në objektet akomoduese janë të kufizuara deri në 30 shtretër/vend/persona në total. Investimi në akomodimin turistik kufizohet në ndërtimin dhe/ose rindërtimin e shtëpive dhe ndërtesave në stilin tradicional.
Në rast investimi për impiante të energjisë së rinovueshme, kjo masë do të mbështesë vetëm projekte me kapacitet prodhues që tejkalon vetëkonsumin vjetor.
Roli i institucionit financiar NOA në mbështetje të subjekteve aplikues në grantet IPARD-III
Institucionit financiar NOA, mbështet me financim aktivitetet në zonat rurale nëpërmjet degëve të saj të shtrira në gjithë territorin e Shqipërisë.
Nisur nga eksperiencat e mëparshme në mbështetje të investimeve në skemat e IPARD-it, institucioni financiar NOA ka përgatitur një paketë të posaçme për këto investime deri në shumën 20 milion lekë. Kjo mbështetje konsiston në 2 drejtime kryesore:
- Këshillim profesional (falas) për të gjithë ato fermerë që synojnë të investojnë nëpërmjet granteve IPARD. Një ekip i specializuar i atashuar pranë departamentit të Agrobiznesit në NOA-s ofron shërbime këshillimi për të gjithë sektorët e ekonomisë bujqësore.
- Financim të menjëhershëm me produkt financiar specifik për të gjithë fituesit e kontratave të grantit IPARD, dhe jo vetëm.
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023







Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
