
Financimi i serave në mbjelljet e dyta
Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal, me lagështirë të hemisferës veriore dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e të butë (në zonën e ulët bregdetare) dhe shumë të lagësht, me verë të gjatë të nxehtë e shumë të thatë. Zona e ulët bregdetare ka kushte shumë të favorshme për prodhimin e perimeve veçanërisht prodhimin e perimeve në ambjente të mbrojtura duke i mbjellë 2-3 herë në vit. Shqipëria dallohet si një vend me ndriçim diellor të lartë, që lëviz nga 2731 orë në vit në Sarandë, 2772 orë në Vlorë, 2560 orë në Tiranë, 2433 orë në Korçë dhe 2046 orë në Kukës.
Struktura e mbjelljes në sera rezulton me kulturën e domates, e cila është bima perimore që zë sipërfaqen më të madhe në serrat e mbjella me 856 ha kulturë e parë ose rreth 44%, kastraveci me rreth 350 ha ose 18%, speci me rreth 280 ha ose 14%, pjepri me rreth 75 ha ose rreth 4% ndërsa perimet e tjera zënë rreth 20%.
Lushnja dhe Berati janë zonat me sipërfaqen më të madhe të serave dhe mbajnë peshën kryesore të perimeve për eksport. Në Lushnje janë rreth 616 ha me sera ose 30 % të gjithë sipërfaqes që janë në gjithë vendin, ndërsa në Berat janë rreth 572 ha ose 28%.
Përgatitja e serës për mbjelljet e dyta:
- Pastrimi nga mbetjet e bimëve që kanë qënë të mbjella është puna e parë që bëjmë për përgatitjen e serave për mbjellje.
- Punimi i thellë i tokës 35-40 cm është një masë e rëndësishme. Punimi përmirëson strukturën e tokës, aksesohet më lirshëm oksigjeni i nevojshëm për zhvillimin e mirë të sistemit rrënjor të bimëve. Përmbysen në thellësi farat e barishteve të këqija dhe rezervat e dëmtuesve dhe sëmundjeve kërpudhore. Frezimi dhe nivelimi i mirë i tokës krijon premisë për zhvillim normal dhe uniform të bimëve.
- Dezinfektimi i serës dhe ambjenteve. Dezinfektimi i serës përfshin: tavat, konstrukti i serës etj., dezinfektimin e tokës me preparate për dëmtuesit e tokës (krimbat), nematodat etj. Në tokat ku kultivohen perimet sidomos në ambjente të mbrojtura në sera, mundësia për qarkullim është e vogël si rezultat krijohen rezerva biologjike të parazitëve shtazorë e bimorë, sidomos nematoda, kërpudha, baktere, viruse, dëmtues të tokës dhe barishteve të këqia. Luftimi i tyre bëhet me shumë mënyra por realisht është shumë i vështirë. Një metodë efektive për këtë është djellëzimi i serave.
Çfarë është djellëzimi dhe si kryhet?
Djellëzimi konsiston në ngrohjen e tokës në sera dhe në fushë duke e mbuluar me plasmas të trashësive dhe ngjyrave të ndryshme. Zakonisht kryhet pas vjeljes së produktit nga cikli i parë i serës, kryesisht bëhet në periudhën më të nxehtë Korrik-Gusht. Djellëzimi lufton nematodat, dëmtuesit e tokës, kërpudhat, barishtet e këqija që jetojnë deri në thellësinë 30 cm.
Proçedurat e kryerjes së djellëzimit përbëhet:
- Shkulja e bimëve me gjithë rrënjë dhe nxjerrja jashtë serës.
- Punimi, shkriftërimi dhe nivelimi i tokës.
- Në tokat ranore këshillohet një rulim i lehtë.
-Para se të vendosim plasmasin bëjmë ujitjen për të stimuluar çeljen e larvave të nematodës nga vezët, mbirjen e sporeve të kërpudhave aktivizimi i mbirjes së barnave të këqija etj.
Kostoja e parapërgatitjes për mbjelljen së bashku me djellëzimin kushton rreth 30,000 lek/ha.
Zgjedhja e fidanit, kultivarit dhe përzgjedhja e fidanishtes të specializuar.
Përzgjedhja e Fidanëve, që zakonisht prodhohen nga kompani të specializuara për prodhimin modular të fidanëve. Fidani duhet të ketë moshën rreth 55 - 60 ditë për mbjelljet e pranverës, të jetë i zhvilluar mirë me 7-8 gjethe, me lartësi 15-20 cm, trashësi e kërcellit 3-5 mm, pesha 10-15 gr. Gjithashtu të jetë i kalitur (i pjekur) mirë.
Zgjedhja e kultivarit, është një proçes i rëndësishëm. Para se të mbjellim në sipërfaqe të gjërë duhet të jetë bërë testimi i mëpërparshëm në prodhim për të parë nëse është i përshtatshëm për zonën apo jo. Gjithashtu duhet të mbjellim atë kultivar që kërkon tregu i brëndshëm ose eksporti sipas destinacionit.
Një serë prej 1 ha kërkon rreth 34,000 fidanë (+10% rezervë) dhe kosto e kësaj pjesë të investimit është rreth 1,000,000 lekë.
Institucioni mikro-financiar NOA, bazuar në kartat teknologjike të ri-përgatitura (reflektuar ndryshimet e çmimeve të inputeve), mbështet me kredi të favorshme fermerët që kultivojnë perime në sera, duke ofruar shpejtësi në proçesimin e kredisë brënda ditës dhe pa kolateral.
Këshillime të tjera


Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
