
Këshillim Bujqësor – “Si të jemi të suksesshëm në grantet Ipard”
Pjesë e instrumentit për asistencën para-anëtarësimit (IPA),është edhe instrumenti për asistencën për zhvillimin rural (IPARD), që fokusohet në zonat rurale dhe sektorët agroushqimor të vendeve në proces të anëtarësimit në BE, stad ky në të cilën Shqipëria është pjesë aktive.
Përmes këtij fondi, BE-ja u ofron përfituesve ndihmë financiare dhe teknike me qëllim:
- Për ta bërë sektorin bujqësor dhe zonat rurale më të qëndrueshme;
- Për të përafruar me politikën e përbashkët bujqësore të BE-së.
Analiza e vështirësive që agrobizneset në Shqipëri kanë hasur në përfitimin e granteve të IPARD-like dhe IPARD-2, kërkon një përmirësim të përqasjes së sipërmarrjes, në plotësimin e kritereve të përcaktuara nga BE-ja. Nëpërmjet këtij buletini po analizojmë disa nga çështjet kryesore, të cilat janë specifikuar edhe nga autoritetet financuese dhe mbikqyrëse të këtyre fondeve, duke ofruar disa këshillime për tu marrë parasysh nga vetë sipërmarrësit.
Aplikime të pakompletuara dhe mungesa në dokumentacionin e kërkesës për pagesë
Përpara aplikimit, sipërmarrja në agrobiznes duhet të konsultohet me programin IPARD, për udhëzimet dhe shpenzimet e lejuara, ku janë të specifikuara llojet e investimeve që mund të mbështeten sipas masave të ndryshme dhe kriteret që duhet të plotësohen për t'u kualifikuar. Udhëzuesi i IPARD-it përfshin gjithashtu shumën maksimale që mund të jepet dhe sa financim duhet të vijë nga burime private. Ndër kriteret kryesore që subjektet duhet të jenë të vëmendshëm mund të përmendim:
- Titujt e pronësive, të cilat duhet të jenë me bazë hipotekore ose qiradhënie mbi 10 vjet e rregjistruar në Zyrat Kadastrale;
- Rregjistrim i subjektit aplikues në QKB ku të jetë e përcaktuar aktiviteti për të cilën aplikohet;
- Numrin e krerëve në fermë (shoqëruar me sistemin RUDA), apo sipërfaqja minimale e tokës bujqësore sipas përcaktimeve të aktiviteteve;
- Detyrime të shlyera ndaj organeve tatimore, lokale dhe ndaj sistemit bankar:
- Sistemi i ofertimit, kriteret e procesit dhe përmbajtja e elementëve të kërkuara në udhëzim;
- Leje dhe licenca të ofruesve të teknologjive, shërbimeve dhe aftësitë profesionale të tyre, etj.
- Përfshirja e shpenzimeve të lejuara në planin e investimit;
- Hartimi i planit të biznesit (narrativ dhe financiar) me shpjegimet përkatëse të detajuara sipas kapitujve të tij. Plani i Biznesit duhet të jetë i mirë-strukturuar dhe bindës nga ana financiare.
Projektet ndërtimore, preventivat përkatëse dhe dokumentacioni për pagesë
Në projektet ndërtimore dhe marrëdhëniet me projektuesit, inxhinierët zbatues janë elementë kyç në eliminimin e skualifikimit të aplikimit. Në lidhje me këtë pikë, subjektet duhet të jenë të kujdesshëm për të plotësuar këto dokumenta:
- Përzgjedhja e studios arkitekturore, e cila do përgatisë dosjen e plotë për sigurimin e lejes ndërtimore dhe në veçanti: projektin arkitektonik, projektin konstruktiv, projektin elektrik, hidro, kundra zjarrit dhe preventivin e detajuar të zërave të punimeve.
- Sigurimi i lejes së zhvillimit dhe asaj të ndërtimit në kohë. Minimalisht në fazën e aplikimit në IPARD duhet të kenë siguruar lejen zhvillimore. Kujdes, bazuar në ligjshmëri, subjektet duhet të kenë minimalisht një sipërfaqe toke prej 1 ha.
- Preventivi i punimeve duhet të bazohet: a). Kodet e zërave të punimeve bazuar në manualin ndërtimor; b). Zërat e punimeve që nuk përfshihen në manualin shtetëror të ndërtimit duhet të shoqërohen me analizë të çmimeve.
- Studim i ndikimit në mjedis së bashku me aprovimin nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
- Leje për investim ndërtimor nga Instituti i Monumenteve të Kulturës;
- Respektimin e procesit të tenderimit të ndërtimit bazuar në preventin ndërtimor. Firmat e ndërtimit duhet të jenë të përzgjedhur që të kenë: a). Historik në fushën ndërtimore; b). NIPT përkatës në QKB; C). Licencë ndërtimi.
- Plotësim sistematik të zërave ndërtimor në volume dhe sasi gjatë zbatimit të punime, shoqëruar me situacionet përkatëse. Likuidimi i situacioneve të ndërtimit duhet të kryhet në bazë të faturave tatimore nëpërmjet transfertave bankare.
Vështirësi për përfituesit për të kuptuar dhe përmbushur standardet minimale kombëtare dhe standardet e BE-së
Sipas udhëzimit të IPARD-it, kujdes duhet të tregohet në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme teknike (standardet, kodet dhe praktikat e mira bujqësore dhe prodhuese) në përputhje me rregulloret kombëtare/BE. Ndër dokumentat e rëndësishme në lidhje me standartet përfshihen:
- Leje mjedisore (tipi përkatës);
- Leje ushtrimi bizinesi (QKL përkatëse);
- HACCP;
- Dokumenta përkatës që lidhen me farërat dhe fidanët të rregjistruar në katalogun kombëtar.
Vështirësi për përfituesit për të financuar kostot e investimit apriori
Në programin IPARD III, do të lejohet përdorimi i paradhënieve dhe pagesave në të paktën dy këste: a). një përqindje e përcaktuar kur investimi fillon nëpërmjet sigurimit të investimit nga shoqëritë e sigurimeve dhe b). një përqindje (60%) kur investimi përfundon pjesërisht sipas situacioneve, pagesave bankare dhe kontrollit në terren nga inspektorët e AZHBR-s.
Ndërkohë një nga problemet që është konstatuar në kontraktimet e përfituesve të granteve është mungesa e likuiditetit të mjaftueshëm për të implementuar paraprakisht kontratën e grantit. Kjo lidhet edhe me vonesat që sistemi bankar paraqet ndaj përfituesve të kontratave për të kryer investimin në kohën e përcaktuar. Prandaj, rekomandohet të ndiqen këto hapa paraprake:
- Përpara nënshkrimit të kontratës së grantit, subjektet duhet të kontaktojnë sistemin bankar, të negociojnë për vlerën e kredisë, planin e amortizimit dhe mbylljet e parakohshme në momentin që granti rimbursohet. Rekomandohet që për investimet në vlera mbi 200,000 euro, të drejtohen drejt bankave të nivelit të dytë të cilat janë pjesë e fondeve të garancisë nga donatorët apo Qeveria Shqiptare.
- Për planet e investimit në aktivitete bujqësore, përpunimi apo agroturistike në nivele financiare të ulta, pra nën 150,000 euro, të drejtohen në institucionet mikro-financiare që operojnë në mënyrë të shpejtë dhe janë fleksibël në lidhje me kushtet e kredidhënies.
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023





Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
