Investime të zgjuara - kultivimi i limonit në Shqipëri
Agrumet janë kultivuar prej shekujsh në zonën jugperëndimore të vendit. Ato janë bashkëshoqëruar me ullirin, dhe përshkruhen prej 150 vjetësh para erës re. Në territore jugore si Konispol, Borshi, Himara, Dhërmiu etj, gjenden ekzemplarë të nerënxës (Citrus aurantium L.) shumë të vjetra. Ndërkohë, në këto zona ka varietete autoktone të specieve si portokall, limon, mandarinë, që përbëjnë material gjenetik me vlerë.
Në Shqipëri kultivohen disa lloj varietetesh autoktone, nga ku mund të përmendim:
Portokalli, kultivarët më të përhapur janë Tarocco, Ëashington Navel dhe klonet e tij, Ovale, Jaffa, etj. Nëkultivarët e portokallit të vendit hyjnë gjithë format e vjetra, të cilat janë përshkruar në 13 forma, që shtrihen në zonën e jugut, Borsh, Lukovë, Piqeras, Himarë, Dhërmi dhe Ksamil.
Limoni përbëhet nga 23 kultivarë, prej të cilëve forma autoktone janë; Kalasa njëthelbor, limoni Sasaj, Borshi, vendi cipë hollë, Lukova pa farë, Limoni Kuq, Limoni Ëmbël.
Mandarina përbëhet nga dy kultivarë të rëndësishëm, Borshi dhe Tangjerina/Klementina dhe kultivohet masivisht në Konispol, Xarrë, Mursi, Delvinë etj.
Kultivimi i limonit, vlerat ushqyese, rendimentet dhe ruajtja e tij
Limonët mund të kultivohen në të gjitha llojet e tokës. Tokat e lehta me kullim të mirë janë të përshtatshme për kultivimin e tij. Gama e PH të tokës duhet të jetë 5,5-7,5. Ata gjithashtu mund të rriten në tokë pak alkaline dhe acide. Tokat e lehta dhe të drenazhuara mirë janë më të mirat për kultivimin e limonit.
Lëngu i limonit përmban mjaftueshëm vitaminën C (rreth 43 mg në 100g lëng, që korrespondon me rreth 50% të kërkesës ditore të një të rrituri për këtë vitaminë, e cila është një aleat i fuqishëm i sistemit imunitar dhe gjithashtu përmirëson përthithjen e hekurit. Limonët gjithashtu kanë veti anti-hemorragjike, ulin nivelin e glukozës në gjak, pastrojnë mëlçinë, kanë veti tonike, kundër diarresë dhe luftojnë formimin e gurëve në veshka. Ato përmbajnë gjithashtu vitamina B1, B2 dhe kalium.
Rendimentet variojnë sipas mënyrës dhe dendësisë të pemëve. Në një agrumishte me dendësi normale, hapësira e pemëve do të ishte 5 m ndërmjet rreshtave dhe 3,5 m deri në 5 m midis pemëve. Në këtë pemishte, rendimentet mesatare do të varionin nga rreth 15 kg për pemë në vitin e dytë ose te trete deri në rreth 180 kg deri në 200 kg për një pemë në vitin e dhjetë.
Ruajtja e limonit kërkon nje regjim të kujdeshëm duke pasur parasysh ndjeshmërinë e frutit në temperatura të ulëta, te cilat nuk mund të ruhen në më pak se 10°C. Në praktikë, në varësi të varieteteve dhe zhvillimit të pjekurisë, temperaturat e ruajtjes variojnë nga 12 në 14°C me lagështi relative midis 90 dhe 95% për të ruajtur humbjen e peshës në minimum. Kur vendoset në dhomat me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar (temperature nga 12,8 në 15,6°C dhe lagështia relative 75 deri në 85%), frutat mund të ruhen për disa muaj, dhe aq më gjatë nëse lëvozhga është jeshile.
Limonët me lëkurë shumë të gjelbër ruhen më gjatë deri në gjashtë muaj. Ata me lëkurë të verdhë intensive nuk mund te ruhen per shumë kohë, zakonisht deri në 2 javë.
Kultivimi i limonit në Shqipëri dhe balanca tregtare
Në Shqipëri rreth 65% të prodhimit te agrumeve e zë mandarina, 25% portokalli dhe 10% limoni, ndërsa speciet e tjera si qitro, greipfruti, nerënxa etj, janë të kufizuara dhe të shpërndara më së shumti në oborre familjare.
Përsa i përket potencialitetit, qarku i Vlorës klasifikohet si qarku me kushte më të përshtatshme për kultivimin e agrumeve, dhe kryesisht zona e Konispolit, Mursisë, Xarrës. Vërehet që një rajon potencial tjetër në kultivimin e agrumeve është edhe qarku i Fierit, kryesisht zona bregdetare si Libofsha, Divjaka apo Elbasani dhe Berati etj.
Ndërkohë ajo që vërehet nga statistikat e FAO-s, është që Shqipëria paraqitet me një deficit të lartë tregtar në lidhje me plotësimin e kërkesave konsumatore me limonin. Prodhimi kombëtar zë jo më shumë se 36% të kërkesës së konsumatorit vendas. Pjesa tjetër importohet nga jashtë.
Sië shikohet në tabelën më poshtë, Shqipëria importon rreth 8740 ton limona, me një vlerë rreth 4 milion USD, ndërkohë që eksporti është në volume shumë të vogla. Ajo që vërehet në analizën e importeve është që sasi të konsiderueshme limoni importohen nga vende fqinje apo ato me klimë pothuajsë të njejtë me Shqipërinë siç është Greqia dhe Turqia.
Sa kushton një investim bashkohor për një plantacion me limona?
Investimi për një plantacion prej 1 ha me limona, sistemi i mbjelljes 3.5 x 5 m, fidanë të certifikuar 2 vjecar, përfshin këto kosto:
Pra për një sistem teknologjie bashkohore për kultivimin e limonit, ku pjesë e investimit është edhe sistemi i rrjetave antibreshër (rrjetë e imët), kushton rreth 4 milion lekë. Kjo vlerë financiare mbështetet nga Institucioni Financiar NOA nëpërmjet një produkt të dedikuar, që konsiston në: i) Proçes vlerësimi dhe disbursimi brënda ditës; ii) Pa nevojë për kolateral; iii) Për një periudhë shlyerje 3 vjeçare, me periudhë grace 1 vit.