
Investime në Baxho Qumështi
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, gjedhi shënoi rënie me 12.7% në krerë, por në disa rrethe të vogla, ku popullsia është më e plakur, numri i gjedhëve është përgjysmuar në një vit.
Nga të dhënat më të detajuara të INSTAT, sipas bashkive, numri i gjedhit ra me 58.6% në Dropull, 47.1% në Malësinë e Madhe, 44% në Gjirokastër, 36% në Memaliaj, 30% në Divjakë etj. Duke iu referuar të dhënave të popullsisë shihet se, rënia e bagëtive, sidomos gjedhit është më e pranishme në zonat ku popullsia është më e plakur.
Në krizë gjenden edhe tufëzat e të imtave për të cilat është vënë re një rënie me 8% në katër vitet e fundit për delet dhe një rënie me 30% t ë numrit të dhive. Kjo është reflektuar edhe në prodhimin e qumështit, i cili është ulur me gati 2% në katër vitet e fundit.
Bazuar në të dhënat e shoqatës së prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit (ADAMA), në Shqipëri ka rreth 420 stabilimente te përpunimit të qumështit. Nga këto 330 stabilimente, ose 80% e numrit total, kanë kapacitete përpunuese të vogla 500 - 2,000 litra qumësht në ditë. Rreth 220 stabilimente përpunojnë djathë nga qumështi i deleve dhe i dhive në mënyre të thjeshtë duke përdorur teknologji tradicionale dhe operojnë me sezone. Kushtet e higjenës së këtyre stabilimanteve nuk janë në përputhje të plotë me kërkesat e legjslacionit Shqiptar dhe në përafërsi me Standartet e BE-së.
Kërkesat në rritje nga zbatimi i standarteve kombëtare të ushqimit, nënkupton kërkesë në rritje për investime të konsiderueshme përgjatë zinxhirit të vlerës për të përmbushur keto standardet. Përmirësimi i efiçencës dhe shqetësimi për të përmbushur standardet në nivel përpunuesi ka detyruar një numër biznesesh të investojnë në përmisimin e teknologjisë së përpunimit, përmirësimin e kapacitetit të përpunimit të qumështit (ndërtimi dhe rinovimi i baxhove, zgjerimi i kapaciteteve përpunuese ose investimi në linja të reja të përpunimit të qumështit). Kërkesat për investime janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga përmisimi i kushteve higjeno-sanitare dhe deri tek përmisimi i teknologjisë së përpunimit.
Kush do të ishte një investim themelor në një baxho dhe çfarë përqasje financiare ofron institucioni NOA?
Investimi në një baxho qumështi me kapacitet përpunimi 2000-3000 litra qumësht në ditë, në një godinë ekzistuese, kushton rreth 81,300 euro. Një baxho e investuar sipas tabelës së mëposhtme është plotësisht konform me standartet kombëtare. Në një investim të tillë nevojitet dhe certifikimi me standartin HACCP ose ISO 22000.
Politika aktuale e granteve IPARD ka mundësuar një nderthurrje për institucionet financiare pasi ato kanë mundësinë për të bashkë-financuar investimet (stallat, zinxhiri i ftohjes, përpunimi i qumështit etj.) për investimin e 100% të shumës, nga e cila të paktën 50% mund të jetë kredi afatshkurtër (pjesa që duhet të rimbursohet nga granti pas kryerjes së investimit) dhe maksimumi 50% kredi afatgjatë për pjesën që duhet të paguhet nga përfituesi.
Gjithashtu shumë njësi të vogla të përpunimit të qumështit kanë probleme me likuiditetin që lidhen me procesin e teknologjisë së djathit. Kjo nevojë manifestohet ne veshtiresite ne aksesimin e kredive afatshkurtra për ta zgjidhur këtë nevojë.
Institucionit mikro-financiar NOA operon në gjithë zinxhirin e vlerës në bujqësi nëpërmjet dy instrumentave të rëndësishëm:
- Financimin e drejtpërdrejtë të agrobiznesit;
- Këshillim të specializuar.
Bazuar në vlerën e ilustruar në këtë buletin, një investim i tillë kushton rreth 81,300 euro mbështetet nga NOA me produkt të dedikuar, që konsiston në: i) Proces shqyrtimi dhe disbursimi 72 oresh; ii) Me një kolateral në masën 50%; iii) Për një periudhë shlyerje 3-5 vjecare me 3-4 këste në vit sipas të ardhurave nga tregtimi i prodhimit.
Këshillime të tjera


Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
