11.04.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi

Mekanizimi është një input thelbësor për prodhimin e kulturave bujqësore dhe që shpesh herë anashkalohet si nga sipërmarrja ashtu edhe nga politikat mbështetëse bujqësore. Faktorët që zvogëlojnë disponueshmërinë e fuqisë së ekonomisë bujqësore në Shqipëri lidhet edhe me pamundësinë e mekanizimit për të shtuar sipërfaqet e tokës së kultivuar, apo rritjen e konkurrueshmërisë. Rritja e mekanizimit të bujqësinë do të thotë që disa lloj proçese mund të kryhen në kohën e duhur dhe mund të kultivohen sipërfaqe më të mëdha për të patur më shumë sasi prodhimi duke ruajtur burimet natyrore. Aplikimi i teknologjive të reja që janë miqësore me mjedisin u mundëson fermerëve të prodhojnë kultura në mënyrë më efikase duke përdorur më pak energji.

Mekanizimi i qëndrueshëm bujqësor mund të kontribuojë gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e zinxhirëve të vlerave dhe sistemeve ushqimore pasi ka potencialin për t'i bërë aktivitetet agro-teknike, operacionet pas vjelje, përpunimin dhe marketingun më efikas, më efektiv dhe miqësor me mjedisin.

Mekanizimi i qëndrueshëm ndikon ndjeshëm në:

- Rritjen e produktivitetit të tokës duke lehtësuar kohën dhe cilësinë e kultivimit;

- Mundëson në lehtësimin e proçesit të punës nga mungesa e fuqisë punëtore;

Mekanizimi i qëndrueshëm bujqësor i referohet të gjitha teknologjive bujqësore dhe të përpunimit, nga mjetet bazë të dorës deri te pajisjet e motorizuara. Ai nuk trajton vetëm aspektet teknike të bujqësisë, por gjithashtu merr parasysh efektin që kanë mjetet e prodhimit në një fermë, nga prodhimi i bimëve përgjatë zinxhirit të vlerës deri te produktet e tregtueshme, dhe nga ana tjetër, ndikimin që kjo ka në të ardhurat e një fermeri.

Mekanizimi bujqësor sot ka një kuptim shumë të gjerë. Ky kuptim i gjerë përfshin prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e një sërë mjetesh, makinerish dhe pajisjesh për zhvillimin e tokës bujqësore, mbjelljen, korrjen dhe përpunimin parësor.

Rritja e produktivitetit duke përditësuar operacionet ekzekutive për të fituar më shumë fuqi, rritja e nivelit të tokës së kultivuar, lëvizja drejt industrializimit dhe forcimi i tregut për rritjen ekonomike rurale dhe përfundimisht përmirësimi i jetesës së fermerëve janë qëllimet e mekanizimit.

Përfitimet e mekanizimit në bujqësi

Janë një sërë përfitimesh që vijnë nga përmisimi i mekanizimit të proçeseve të punës në bujqësi, dhe në veçanti në nivel ferme.

-       Mekanizimi ndikon në përmirësimin e teknikës bujqësore;

-       Ndikon në përmirësimet në fushën e ujitjes, bonifikimit të tokës dhe parandalimit të erozionit të tokës.

-       Duke përdorur kultivues të lidhur me traktor, fermeri mund të zgjerojë sipërfaqen e kultivuar, duke zbutur kodrat ose tokat e abandonuara. Dhe gjithashtu kjo parandalon erozionin e tokës.

-       Përmirëson shërbimet agro-teknike që lidhen me mbrojtjen e bimëve.

Kthimi më i mirë i të ardhurave nga ferma

Niveli i mekanizimit ka një ndikim të rëndësishëm pozitiv në koston, vlerën e prodhimit, të ardhurat dhe normën e kthimit të të gjitha llojeve të produkteve të kultivuara. Nga studimet e Organizatës Botërore të Bujqësisë dhe Ushqimit, FAO, për çdo rritje prej 1% të nivelit të mekanizimit, rendimentet e të gjitha kulturave bujqësore, drithërave dhe kulturave të gatshme rriten përkatësisht me 0.5%.

Cili është objektivi i mekanizimit të fermës bujqësore?

Mekanizimi mund të përkufizohet si zëvëndësim i punës manuale me funksionimin e mjeteve mekanike të motorizuara. Objektivat kryesore të mekanizimit janë:

- Kursimi i punës dhe kostos;

- Kursimi i kohës;

- Sigurimi i saktësisë;

- Përmirësimi i cilësisë;

- Kontrolli më i mirë i proçeseve teknologjike në fermë.

Kush janë avantazhet e mekanizimit të bujqësisë?

- Mekanizimi lehtëson punët e vështira të mundimshme për fermerët;

- Redukton barrën dhe lehtëson fermerët nga mungesa e fuqisë punëtore;

- Përmirëson produktivitetin si dhe ndihmon në përmbushjen e afateve kohore të operacioneve bujqësore;

- Përmirëson përdorimin efikas të burimeve natyrore;

- Përmirëson dhe krijon akses të lehtë në treg për të ofruar produktet e prodhuara;

- Kontribuon në zbutjen e rreziqeve që lidhen me klimën;

- Mekanizimi i qëndrueshëm merr në konsideratë aspektet teknologjike, sociale, ekonomike, mjedisore dhe kulturore kur kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Nëpërmjet rritjes së shkallës së mekanizimit, fermerët janë në gjëndje të prodhojnë më shumë produkte ushqimore me më pak inpute, si fara, krahasuar me proçeset manuale primitive. Përdorimi më i mirë dhe i arsyeshëm i pajisjeve moderne bujqësore jo vetëm që përmirëson jetën e fermerëve, por ndikon edhe në jetesën e konsumatorit.

Më poshtë po përmendim disa opsione pajisjesh për fermerët që ndihmojnë në rritjen e produktivitetit:

Traktorët –  Është një makineri e gjithanshme që i ndihmon fermerët të kryejnë një sërë proçesesh në fermë duke i bashkangjitur agregatet. Traktori është një mjet që konverton energjinë e makinës në energji mekanike, i cili përdoret si tërheqës ose shtytës për ngarkesat që kërkojnë fuqi të madhe. Fermerët mund t'i çojnë produktet e tyre edhe në tregje larg fermës me këtë transport modern. Traktorët zakonisht janë të dizajnuar nga ato me motorë të vegjël deri në ato me motorë të fuqishëm për të kapërcyer terrene të ashpra dhe për të tërhequr ngarkesa jashtëzakonisht të rënda, duke i bërë ata efektivë në punët e vështira bujqësore. Traktorët e sotëm vijnë gjithashtu me boshte të përparme prej gize për forcë dhe qëndrueshmëri shtesë. Ekzistojnë disa lloje të traktorëve bazuar në lëvizjen e tyre, duke përfshirë:

- Mikro traktor: <17 kuaj fuqi

- Mini traktor: 17-29 kf

- Traktor mesatar: 29-60 kf

- Traktor i madh: 60-107 kf

- Traktor shumë i madh: 107 kf

Agregatet e fermës – Llojet e ndryshme të mjeteve bujqësore që kryejnë proçeset si punimet e tokës, hapje kanalesh, mbjelljen, mirëmbajtjen, spërkatjen dhe korrjen e prodhimit në fermë. Në drejtimin e fermës, koha është çelësi i suksesit për çdo fermer. Mjetet e fermës si kultivues, plug, frezë, shirëse, autokombajna etj. jo vetëm që i bëjnë detyrat të lehta për fermerët, por edhe i ndihmojnë ata të përmbushin afatet kohore për aktivitete të ndryshme nga punimi i tokës deri tek korrja.

Sistemi i Ujitjes - Sistemi i ujitjes është proçesi më i rëndësishëm në fermë, proçes ky që shpesh herë vendoset në funksion nëpërmjet fuqisë intaluese të traktorit.

Rimorkio -  Luan një rol vendimtar në furnizimin me plehra apo inpute të fermës, transportin e prodhimit brënda dhe jashtë fermës.

Mekanizimi, apekti social dhe punësimi në fermë

Për të nxitur të rinjtë të qëndrojnë ose të aktivizohen në prodhimin bujqësor, bujqësia duhet të jetë tërheqëse, dhe kjo lidhet me:

- Duhet të mbështesë dhe përmirësojë kushtet e jetesës së fermerëve (aspekti financiar);

- Reputacioni i bujqësisë duhet të përmirësohet (aspekti social).

Prandaj, bujqësia duhet të modernizohet, duke rritur produktivitetin e tokës dhe të punës dhe duke e kthyer bujqësinë në një biznes fitimprurës.

Kush janë tipet e traktorëve të përshtatshëm për bujqësinë Shqiptare?

Traktorët janë të tipeve të ndryshëm nga më të thjeshtit deri tek ato multi-funksional. Bazuar në karakteristikat e traktorëve dhe tipologjinë e proçeseve të mekanizuara në fermat bujqësore në Shqipëri, traktorët i ndajmë ne 3 tipe:

- Traktorë për kultivimin e bimëve të arrave në fushë të hapur;

- Traktorë për operacione në pemtore (agrume, vreshta, frutore etj.)

- Traktorë për operacione në serra.

1).New Holland, seritë T4 F/N/V, TK4. dhe T4F u vlerësua si traktori më i mirë i specializuar për vitin 2023 për operacione në fermat me fruti-kulture. Modelet në terren të hapur janë përmirësuar me motorë të rinj, më të fuqishëm Stage V (kategoria maksimale e lejuar nga BE-ja) me diapazon të fuqisë maksimale. Kabina e modelit T4 F/N/V paraqitet me një komoditet, dukshmëri të parcelës dhe siguri në operacione.

Ky model i ri arrin një ulje të ndotjes pothuajse 40 herë më të ulët se paraardhësi i saj. Motori F5C FPT arrin numrin më të lartë të xhirove rrotulluese. Traktorët e serisë T4 janë makineritë perfekte për operacionet në pemishte dhe vreshtat të cilët kërkojnë performancë të lartë, komoditet dhe besueshmëri në funksionet e saj.

2).New Holland, seria T5S. New Holland po zgjeron gamën e saj të traktorëve T5 me pajisjen e re T5S të madhësisë së mesme. Kjo seri, e fortë, e fuqishme dhe e lehtë për t'u përdorur siguron nivelin maksimal të performancës dhe produktivitetit për të kryer punën në të gjitha kushtet. 

Me një dimesion gome prej 2350 mm dhe një peshë prej afërsisht 4 ton, T5S është një traktor i vërtetë gjithëpërfshirës për blegtorinë dhe fermat e përziera, duke siguruar manovrim maksimal si me pajisjet e përparme ashtu edhe ato të pasme, nga trajtimi i materialit të bazës ushqimore (bar, forragjere, grurë dhe misër), nga lëvrimi i lehtë në plehërim dhe transport.

Ky lloj traktori model i ri vjen në dy versione, me 90 kuaj fuqi dhe 100 kuaj fuqi, dhe përmban një motor FPT F5 Stage V me katër cilindra me vëllim 3.6 litra. Dizajni i optimizuar i turbos dhe pistonëve garanton performancë të fortë dhe efikasitet të karburantit, me fuqinë maksimale të dhënë në vetëm 1900 rpm (rrotullime për minut) dhe me rikuperim të shpejtë nën ngarkesë.

3). New Holland, seria T3F and T3LP. Kjo seri është prodhim i vitit 2023, dhe paraqitet në dy lloje: a). Me kabinë, b) Pa kabinë. Ka një përdorim multi-funksional përveç punimeve në shërbim të pemtoreve dhe punimeve të ndryshme në funksion të blegtorisë. 

Të dy traktorët e azhurnuar të specialitetit New Holland T3F dhe New Holland T3LP janë të fuqizuar nga një motor 2.9 litërsh FPT i serisë S8000 me 3 cilindra që plotëson standardet e BE-së të Fazës V të emetimeve përmes EGR, DOC dhe DPF.

Financimi i mekanikës bujqësore dhe modeleve të reja nëpërmjet Institucioneve Kredidhënëse dhe programit të granteve IPARD.

Ky buletin është përqëndruar kryesisht në modelet e reja të mekanikës bujqësore në përshtatshmëri me kriteret e programit të granteve IPARD. Nisur nga direktivat e BE-së, që janë kusht zbatues për grantet IPARD, traktorët duhet të kenë specifika të veçanta që lidhen me emetimin e gazrave, pra kategoria Stage V. Këto investime variojnë nga 45,000 euro deri në 70,000 euro, në varësi të llojit të traktorit dhe fuqisë së instaluar. Grantet e IPARD mbulojnë nga 60-65% të vlerës së investimit. Ndërkohë në lidhje me agregatet bujqësore, BE-ja nuk ka kritere specifike në lidhje me vitin e prodhimit. Kontraktimi i përfituesve të granteve IPARD, kërkon një investim të kryer 100% me fondet e përfituesve dhe në fund të investimit kryhet rimbursimi i grantit. Prandaj, është një domosdoshmëri përfshirja e Institucioneve Mikro-financiare që operojnë në bujqësi për të mbështetur fermerët.

Këshillime të tjera