
Kultivimi i misrit në Shqipëri
Mbjellja e misrit është puna më e rëndësishm e gjatë muajit Prill. Misri zë sipërfaqen më të madhe nga mbjelljet pranverore. Bima e misrit menjëherë pas grurit dhe orizit radhitet e treta në strukturën e mbjelljes në botë. Është bimë me potencial të lartë gjenetik prodhues për masë vegjetative dhe kokërr që realizohet për një bimë apo për njësi sipërfaqe. Rëndësia dhe qëllimi i të kultivuarit të misrit vlerësohet, nga mënyra e përdorimit dhe rendimentit të realizuar për njësi të sipërfaqes, sasia e sipërfaqeve të mbjellura me të, dhe produkteve që fitohen nga kokrra e tij.
Bashkimi Europian (BE) është zona e tretë për prodhimin e misrit në botë, pas SHBA-së dhe Kinës. Në BE misri prodhohet në më shumë se 15 milionë hektarë, nga të cilat 60 përqind (9,4 milionë hektarë) korrret si drith dhe 40 përqind (5,9 milionë hektarë) si silazh. Vitet e fundit, Rumania është bërë prodhuesi më i madh i misrit në BE dhe ka tejkaluar ndjeshëm Francën. Prodhimi i misrit në BE për vitin 2020 ka qenë rreth 63 milionë ton. BE-ja eshte importuesi kryesor i misrit dhe vetëm vitin e kaluar importet arritën në rreth 20 milionë tonë, ku importuesit më të mëdhenj të kësaj kulture janë Spanja me import prej rreth 7 (shtatë) milionë ton dhe Holanda me 4 (katër) milionë tonë. Importuesit kryesorë të misrit janë gjithashtu Portugalia, Italia dhe Danimarka. Shumica e misrit në tregun e BE-së vjen nga Ukraina, Brazili, Serbia, Moldavia dhe Argjentina.
Në Shqipëri kultivohen rreth 56,700 ha sipërfaqe toke me misër, me një prodhimtari 399,100 ton. Qarqet me prodhimtari më të lartë janë Fieri me 10,503 ha, Elbasani me 8,503 ha, Shkodra me 5,700 ha dhe Dibra me 5,623 ha. Nderkohë që kërkesa për misër si ushqim bazë për blegtorinë (misër kokërr) është shumë më e lartë se prodhimtaria në vend. Bazuar në racionet ushqimore/kartat teknologjike dhe nga analizat e sektorit të blegtorisë (gjedhi 363,000 krere, të imtat 2,621,000 krere, deri 184,000 krerë dhe pularia/shpendë 8,179,000 krerë) parashikohet një kërkesë prej afërsisht 1 milion ton misër.
Agroteknika e kultivimit të misrit
a) Përgatitja e tokës për mbjellje dhe plehërim
Para mbjelljes së misrit duhet të bëhet përgatitjet e tokës. Rekomandohet që përgatitja e tokës të jetë bërë në vjeshtë, me shpërndarjen e lëndëve ushqyese – plehut organik dhe mineral. Përgatitja e tokës duhet të bëhet e tillë që të sigurojë krijimin e një mjedisi tokësor ku sistemi rrënjor të zhvillohet normalisht, uji dhe elementet ushqyese të jenë maksimalisht të disponushme që të thithen nga rrënjët duke i përcjellë këto në gjethe ku bëhet përpunimi i lëndës organike dhe i prodhimit. Plugimi është mirë të bëhet në vjeshtë (deri nga fundi i tetorit), ose gjatë dimrit. Thellësia e plugimit sillet 30 - 35 cm. Pas plugimit duhet të hapen vija kulluese që të sigurohet largimi i ujërave të tepërta nga reshjet. Përgatitja e shtratit të mbjelljes dhe sigurimi i lagështisë optimale në tokë kërkon që thellësia e mbjelljes të jetë 3-5cm, ndërsa në kushte të thata 5-7cm. Koha e mbjelljes së misrit për kushtet e zonave malore është 20 prill deri 10 maj, ndërsa për ato fushore 10-25 Prill. Para mbjelljes fara duhet të dizifektohet me fungicid dhe insekticid.
Sasitë e hedhjes së elementeve ushqyese, janë në vartësi të pjellorisë së tokës, nevojave të misrit për elemente ushqyese për njësi të prodhimit, koeficientit të shfrytëzimit nga toka si dhe prodhimit të planifikuar. Në rastet kur përdoren plehra të kombinuar NPK kjo realizohet para punimeve përgatitore për mbjellje. Ndërsa 2/3 e dozës së plehrave përdoren gjatë vegjetacionit në 1 deri në dy duar në fazat kur bimët kanë 4-5 gjethe ose kur kanë 7-8 gjethe.
b) Kërkesat për temperaturë
Temperatura optimale për kultivimin e misrit është 24 - 29° C. Temperatura minimale për mbirjen e bimës së misrit është 10 gradë celcius. Pas mbirjes bima e misrit nuk duron temperatura të ulëta nën zero.
c) Kërkesat për ujë
Është ndër faktorët kryesorë që siguron mbarëvajtje të fenomenit të fotosintezës. Qëndrueshmëria në prodhimin e misrit është e lidhur nga disponimi dhe rregullariteti i reshjeve gjatë vegjetacionit. Nisur nga bilanci ujor këto kërkesa shprehen në nivele më të mëdha në fazat e lulëzimit dhe mbushjes së kokrrës. Në një vaditje kërkohen rreth 600-700m3 ujë.
d) Shërbime të tjera
Mbas mbirjes bëhet rrallimi në fazën e 3-4 gjetheve, duke lënë për hibridet me pjekje të mesme 6500-7000/bimë për dynym, ndërsa për hibridet me pjekje të vonëshme rreth 6000 bimë per dynym.
Kërkohet të realizohen dy prashitje, e para në fazën e 3-4 gjetheve, e dyta pas dy javësh. Prashitja bëhet me kultivator ose me krah. Në të dy rastet hidhet pleh kimik azotik.
Luftimi i barërave të këqija kryhet në dy faza, njëra para mbirjes dhe tjetra në fazën e 3-4 gjetheve.
Financimi i aktivitetit të kultivimit të misrit nga NOA
Sipas kontove kulturale të përditësuara që institucioni Mikro-Financiar NOA ka përgatitur bazuar në ndryshimet e çmimeve të inputeve bujqësore na rezultojnë këto të dhëna financiare:
Rendimenti bazuar në konton kulturale, pra shërbimeve agroteknike, arrin në 90 kv/ha për zonat fushore.
Sipas kontos kulturale të mësipërme, kosto e kultivimit të një sipërfaqe prej 1ha me misër kushton 370,200 lek dhe fermeri mbështetet me kredi 1-3 vjecare, me një procesim brënda ditës dhe pa kolateral.
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
