
Financimi i mbjelljes së lakrës, lulelakrës dhe brokolit.
Periudha Korrik-Gusht konsiston në mbjelljen në fushë të hapur të lakrës, lulelakrës dhe brokolit.
Perimet e fushës janë një nga aktivitetet kryesore në bujqësinë Shqiptare, që lidhet kryesisht me sipërfaqen e madhe të kultivuar, impakti social nga përfshirja e një numri të lartë fermerësh në këtë aktivitet, si dhe në plotësimin e kërkesave të konsumatorit vendas me produkte të freskëta. Perimet janë të rëndësishme në të ushqyerit e popullsisë dhe vlerave të tyre ushqimore, ku spikasin sasia e lëndëve ushqyese 5-35% dhe sasi e madhe e ujit 65-95%. Por, ato përmbajnë edhe yndyra, albumina, karbohidrate, kripëra minerale dhe vitamina të domosdoshme në ushqimin e njeriut. Perimet sigurojnë rreth 12% nga vlera energjetike në ushqimin.
Mbi të gjitha, kultivimi i perimeve në fushë të hapur duke qenë kultura 1-vjeçare nuk kërkojnë investime të larta kapitale siç mund të jenë ngritja e serave apo pemtoreve.
Të dhënat e përgjithshme.
◾ Lakra, lulelakra dhe brokoli janë kultura shumë të përhapura dhe kultivohen pothuajse në gjithë botën, sepse janë perime me vlerë të lartë ushqyese;
◾ Lakra dhe lulelakra mund të përdoret në forma të ndryshme (e freskët, ose konservuar etj.)
◾ Eshtë nje ushqim që konsumohet përgjatë gjithë vitit;
◾ Në Shqipëri kultivohet në zonën e Divjakës, Lushnjës, Fierit, Tiranë etj.
◾ Shqipëria kultivon një sipërfaqe me perime prej rreth 42,994 ha;
◾ Prodhimi i perimeve në Shqipëri është rreth 1.3 milion ton;
◾ Sipërfaqja me lakër përllogaritet rreth 1,813 ha dhe një prodhim prej rreth 64,951 ton. Ndërkohë që sipërfaqja me lulelakër dhe brokoli përllogaritet rreth 332 ha dhe një prodhim prej rreth 7,206 ton.
◾ Shqipëria eksporton nje sasi të lartë me lakër, lulelakër dhe brokoli, që bazuar në shifrat e Eurostat arrijnë në rreth 6.1 milion Euro.
Kushtet dhe karakteristikat e tokës.
◾Tokat e lehta i përshtaten më mirë kultivarëve të hershëm, ndërsa tokat më të rënda, që e mbajnë më mirë lagështinë për një kohë më të gjatë u përshtaten më mirë kultivarëve të vonshëm.
◾ Kultivohen me sukses në toka me reaksion të dobët acidik pH 5.5-6.5. Tokat e tilla janë të përshtatshme për shumicën e kultivarëve dhe hibrideve të ndryshëm të lakrës, lulelakrës dhe brokolit.
◾ Lakra mund të kultivohet në temperatura me amplitudë relativisht të ndryshme. Disa kultivarë për një kohë të shkurtër mund ta përballojnë temperaturën deri në –10ºC
◾ Në të njëjtin vend këto kultura nuk preferohet të kultivohet së paku 4 vjet radhazi dhe përshtaten mjaft mirë në skemën e qarkullimit bimor. Parakulturat më të mira janë bishtajoret, drithërat, patatja etj.
◾ Kërkesat e tyre për lagështi/ujitje janë të mëdha posaçërisht në fazën: a). Pas mbjelljes së fidanëve, b). Në kohën e formimit të kokrës, c). Gjatë fazës së rritjes së kokës.
Masat Agroteknike para dhe gjatë mbjelljes.
◾ Punimi i tokës është i kushtëzuar me kohën e vjeljes së parakulturës. Gjatë punimit të tokës është e nevojshme hedhja e një sasie të plehut organik në sasi 30–50 t/ha. Në toka mesatarisht të pasura hidhen rreth 600-800 kg/ha plehera NPK.
◾ Një ditë para mbjelljes së fidanëve duhet të ujitet toka;
◾ Nëse fidani është rritur më tepër dhe nëse mbjellja bëhet në kohë të nxehtë, atëherë është e preferueshme që të hiqet një pjesë e gjetheve (sidomos nëse ka ndonjë të dëmtuar) me qëllim që të zvogëlohet avullimi i ujit përmes gjetheve duke mundësuar zënien më te mirë te fidanëve.
◾ Distancat e mbjelljes së fidanëve duhet të jetë 60x45 ose 40x50 cm, pra mesatarisht 30,000-60,000 bimë/ha (shiko më poshte tabelën).
Kostot kryesore dhe analiza financiare e kultivimit të Lakrës kokë, Lulelakrës dhe Brokolit.
Shpenzmet e kultivimit të perimeve të fushës (lakrës, lulelakrës dhe brokolit) përllogariten të jenë rreth 9,000-10,000 euro/ha. Si aktivitet bujqësor, nëse respektohen masat agroteknike është një biznes bujqësor me një marzh fitimi rreth 50%. Bazuar në kontot kulturale që Institucioni NOA ka përgatitur, jepen të dhënat e perfomancës financiare të kultivimit të këtyre 3 kulturave:
Financmi nga NOA e aktivitetit të kultivimit të perimeve në fushë.
Nga analizat që NOA ka zhvilluar, rezulton që ky aktivitet mbështetet gjërësisht me financim të lehtësuar, që konsiston në: a). Analizë financiare dhe kredidhënie brënda ditës, b). Pa kolateral c). Normë interesi preferenciale për klientët e mëparshëm të institucionit.
Muaji Korrik-Gusht është periudha e blerjes së fidanit dhe një pjesë të inputeve bujqësore, dhe si rrjedhojë çdo kërkesë për financim realizohet nga oficerët e kredisë në një kohë shumë të shkurtër.
Këshillime të tjera


Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022




Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
