
Smartfresh, teknologjia e duhur për ruajtjen e frutave
Teknologjia SmartFresh funksionon në përshtatshmëri me programin e menaxhimit të cilësisë për t'i ndihmuar fermerët dhe magazinuesit të ofrojnë prodhime të vazhdueshme cilësore dhe të arrijnë avantazhet e tregut jo-sezonal me përfitime të larta. Duke optimizuar ri-kthimin e investimit, duke kursyer energji dhe duke përmirësuar freskinë maksimale, teknologjia SmartFresh përmirëson sistemet e ruajtjes të prodhimeve bujqësore.
Si të përdorni SmartFresh?
Aplikimi i teknologjisë SmartFresh kryhet pas vjeljes së frutave, që është maksimumi 7 ditë nga hyrja fillestare e frutave në dhomën frigoriferike. Kushti për një aplikim të suksesshëm është që fruti të jetë në fazën e duhur të pjekurisë (të kontrolluar me testin e jodit-amidonit), si dhe të ketë dhoma frigoriferike të mbyllura mirë, pra te jete i mirë-izoluar, gjatë kohës së aplikimit.
Çfarë u lejon prodhuesve të frutave përdorimi i sistemit të cilësisë SmartFresh?
Teknologjia SmartFresh lejon zgjatjen e kohës së ruajtjes së frutave në dhomë të zakonshme ruajtje frigoriferike, pa humbje të cilësisë së lartë (efekt i ngjashëm me atmosferën e kontrolluar për 3-4 muajt e parë, në varësi të llojit te produktit).
Me teknologjinë SmartFresh, mollët janë ne gjendje të ruajnë qëndrueshmëri, freskinë dhe shijen e lartë. Ky efekt është i dukshëm edhe pas daljes së mollës nga frigoriferi, gjatë tregtimit të tyre, kur ato janë nën efektin e temperaturave më të larta. Nëpëmjet aplikimit të SmartFresh, pas ruajtjes, defekti i mollës që lidhet me transpirimin nuk është evident sepse është ngadalësuar frymëmarrja e frutave dhe për rrjedhojë pakëson energjinë elektrike, me pajisjet ftohëse dhe thithësit e CO2.
Si funksionon SmartFresh-i?
Frutat prej momentit të vjeljes fillojnë të humbasin cilësinë deri sa vjen momenti i kalbëzimit. Etileni prodhohet natyrshëm brënda çdo fruti, duke bërë që ato të piqen, proces i cili shpejtohet edhe nga rrezet e diellit. Disa fruta janë veçanërisht të pasura me etilen natyral duke i bërë ato veçanërisht të vështira për t'u transportuar në distanca të gjata, këto përfshijnë kajsitë, avokadot, mollët, bananet, fiqtë, kivi, mango, pjepri, dardha dhe kumbulla. SmartFresh u ofrohet kultivuesve të frutave në formën e tabletave të cilat aktivizojne prodhimin e Metilciklopropen (1-MCP). Kjo njësi vendoset brenda një dhome frigoriferike së bashku me frutat e planifikuara për të qëndruar në ruajte frigoriferike për një kohë të gjatë. SmartFresh bllokon aftësinë e frutave të trajtuara për të thithur më tej etilenin, duke i penguar kështu ato të maturohen shumë përpara se të transportohen dhe te shiten tek konsumatorët. Një mollë e vetme e trajtuar me SmartFresh mund të duket po aq e mirë pas 10 muajsh sa dukej në ditën kur u mor nga pema.
Kush shtete e disponojnë të drejtën e përdorimit të teknologjisë SmartFresh?
SmartFresh është i regjistruar në vendet e mëposhtme: Poloni, Kinë, Kore, Austri, Azerbajxhan, Belgjikë, Kroaci, Republika Çeke, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Izrael, Itali, Luksemburg, Moldavi, Portugali, Rumani, Serbi , Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra, Holanda, Turqia, Britania e Madhe, Uzbekistani, Argjentina, Kanadaja, SHBA, Australi, Zelanda e Re.
Kjo teknologji duhet të rregjistrohet edhe në Shqiperi, gjë që duhet ta bëjnë të mundur Institucionet Shtetërore që operojnë në fushën e bujqësise, apo Shoqatat aktive në bujqësi, dhe vecanërisht në frutikulturë.
Këshillime të tjera


Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022
Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
