
Grantet e IPARD për fermerët e serrave
Çfarë është fondi i IPARD-it
Shqipëria ka marrë të drejtën e aksesimit të granteve IPARD, program i iniciuar në Dhjetor të vitit 2018 me një vlerë financimi rreth 20 milion Euro në vit (pa përfshirë edhe kontributin e Qeverisë Shqiptare). Intesiteti i granteve për sektorin e Agrobiznesit shkon nga 50 – 70% të projektit të kontraktuar nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Kjo mbështetje financiare me grant për çdo thirrje publike është e përbërë nga 75% financim i siguruar nga instrumenti për ndihmë të para-antarësimit të zhvillimit rural në Bashkimin Evropian dhe 25% financim të siguruar nga buxheti i Republikës së Shqipërisë, si pjesë e marrëveshjes së MSA-së.
Mbështetja e sektorit bujqësor me grante ka një veçori që lidhet me mos lejueshmërinë e pagesave në avancë për realizimin e planeve të investimit të kontraktuara. Kjo detyrimisht kërkon për pjesën më të madhe të përfituesve nevojën për mbështetje nga sistemi bankar dhe institucionet mikro-financiare.
Çfarë mund të përfitojnë fermerët e serrave nga fondi i IPARD-it?
Nën Masën 1: "Investimet në asete fizike në fermat bujqësore" mund të përfitojnë të gjithë fermerët që kultivojnë fruta-perime në sera. Investimet në këtë sektor mund të jenë:
- Ndërtim/rikonstruksion sere, diellore apo me ngrohje, sëbashku me sistemin e ujitjes;
- Mekanikë bujqësore të përshtatshme për punimet në serë;
- Panele foto-voltaike në shërbim të serrës;
- Magazinë apo frigorifer për ruajtjen e prodhimit.
Shpenzimet e pranueshme për masën 1 do të jetë në kufijtë minimal dhe maksimal si më poshtë:
- Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO;
- Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 500,000 EURO;
Përqindja e mbështetjes publike (grantit) varion nga:
• deri në 60% të totalit të kostove të pranueshme të investimit;
• deri në 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç);
• deri në 70% për investimet në zona malore (dhe nën 40 vjeç);
Nevojat për financime dhe mbështetja e këtij aktiviteti nga NOA
NOA në lidhje me këtë investim ka përgatitur produktin financiar “SERA-INVEST”, produkt ky që lidhet me mbështetjen financiare të trendit të zhvillimit të bujqësisë shqiptare, atë të investimit në sera. Produkti “SERA-INVEST” përmban një paketë të plotë lehtësuese për fermerët që aplikojnë për mbështetje financiare në investimet në sera deri në shumën 100,000 Euro.
Këshillime të tjera


Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
