11.10.2021

Financimi i Perimeve të Fushës

Kultivimi perimeve të fushës, brokoli dhe lulelakra

Kultivimi i perimeve në fushë të hapur është një nga aktivitet kryesore që përfshijnë një numër relativisht të lartë fermerësh në zonat e Lushnjës, Divjakës, Fierit dhe Tiranës.

Sipas INSTAT, Shqipëria ka prodhuar në total 1,296 mijë ton perime në një sipërfaqe prej 42,673ha.

Në kultivimin e perimeve ndikojnë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorët e brendshëm janë të kushtëzuar nga karakteristikat biologjike të bimës, dhe quhen faktorë gjenetik. Faktorët e jashtëm janë faktorë të cilët ndikojnë në kultivimin dhe prodhimin e kulturave perimore. Ata ndahen në:

Faktorë klimatik në të cilët hyjnë drita, nxehtësia, lagështia dhe ajri dhe kanë ndikim të madh mbi vetitë biologjike të bimëve dhe kushtëzojnë kultivimin e kulturës së caktuar në një rajon të caktuar.

Faktorët tokësor ku hyn toka me gjithë elementët e saj. Faktori “tokë” ka ndikim direkt gjatë gjithë periudhës së vegjetacionit.

Faktorët agroteknik ku prodhimin e perimeve ekzistojnë mundësi për zbatimin e proçeseve të mekanizuara dhe shërbimet kulturale gjatë ciklit të prodhimit.

Faktorët agroekonomik janë pjesë të domosdoshme që prodhimi të jetë i mirë organizuar. Për organizimin e suksesshëm të proçesit prodhues është e rëndësishme njohja e faktorëve të cilët ndikojnë në mbarëvajtjen e prodhimit siç janë : çështja e likuiditetit financiar, tregu, fuqia punëtore, mjetet bazë dhe faktorë të tjerë.

Si paraqiten shpenzimet për kultivimin e lulelakrës dhe brokolit në Shqipëri?

Nevojat për financime dhe mbështetja e këtij aktiviteti nga NOA.

Muajt Gusht-Tetor janë periudhat që fermerët që kultivojnë lulelakër dhe brokoli kërkojnë mbështetje financiare për blerjen e inputeve bujqësore. Ky financim mbështetet nga NOA me linjë kredie me afat shlyerje 1-3 vjeçare, pa kolateral, dhe analizohet dhe disbursohet brënda 24 orëve.

Këshillime të tjera