
Kultivimi Patates
Në Shqipëri prodhimi i patates llogaritet në rreth 255 mijë ton në vit. Në krahasim me rajonin, Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut, Kosovën, dhe Malin e Zi, duke u renditur në vendin e 26-të në Evropë, ndër 37 shtete të marra në analizë nga Eurostat sa i përket prodhimit të patates.
Korca, Elbasani, Fieri dhe Shkodra janë qarqet që kultivojnë pataten në siperfaqe relativisht të mëdha. Kultivimi i patates ndahet në 2 sezone i). Korca, Elbasani dhe Shkodra kultivojnë pataten pranverore që mbillet në periudhën e Shkurtit, ii) Fieri kultivon pataten e vjeshtës që mbillet në periudhën e verës, kryesisht muaji Gusht.
Patatja kërkon toka të thella dhe të pasura. Në përgjithësi kërkojnë toka të lehta, ranore dhe të pasura me lëndë ushqimore. Për nga reaksioni, toka është mirë të jetë pak acide me ph 5.5 - 6.5. Në kushtet e Ultësirës Perëndimore, afatet më të mira të mbjelljes janë 20 Janari - 28 Shkurt. Ndërsa për mbjellje verore, afati më i mirë është muaji Gusht. Distanca ndërmjet rradhëve duhet të jetë 50 – 60 cm ( për mbjellje me dorë) dhe 70 – 80 cm për mbjellje me makineri, duke siguruar kështu një numër bimësh rreth 60.000 bimë/ha ose 1300-1500 kg/ha. Mbjellja bëhet në gropat e parapërgatitura si më sipër, duke vendosur nga një zhardhok në 8 - 10 cm thellësi.
Nga plehra minerale më të volitshme janë kombinacionet NPK 8-16-24, 10-30-20, 15-15-15. Mungesa e elementëve mikro dhe makro, përcaktohet me anë të analizën agrokimike, por edhe sipas njohjes së simptomave të gjetheve dhe masës së gjetheve. Rendimenti i patates lëviz prej 40 deri në 60 ton/ha.
Sa është kosto e kultivimit të patates?
Kosto e kultivimit të kulturës së patates arrin një vlerë rreth 1,000,000 lek/ha.
Pesha kryesore në zërin shpenzime i përkon blerjes së zhardhokut të patates (cilësi e I) për mbjellje, që arrin vlerën e 400,000 lek/ha.
Nevojat per financime dhe mbështetja e këtij investimi nga NOA.
Bazuar në kartat teknologjike të pergatitura nga departamenti i Agrobiznesit pranë NOA-s, muajt Janar-Shkurt janë periudhat që fermerët fillojnë mbjelljen e patates dhe kërkojnë mbështetje financiare për blerjen e zhardhokut të patates që kryesisht importohet nga Hollanda. Ky financim mbështetet nga NOA me linjë kredie me afat shlyerje 1 vjeçare, pa kolateral, dhe analizohet dhe disbursohet brënda 24 orëve.
Këshillime të tjera


Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
