NOA Certifikohet me sukses sipas kodit European për Mikrofinancën
Çertifikimi i NOA nga Komisioni Europian është një dëshmi e standarteve europiane që NOA ka arritur të zhvillojë në sektorin e mikrofinancës shqiptare. NOA konfirmohet si një institucion financiar novator me kapacitete mjaftueshmërisht të konsoliduara për të ofruar praktikat më të mira ndërkombëtare në shërbim të çdo familje, sipërmarrësi dhe fermeri shqiptar. Ky është një konfirmim se pas 20 vitesh aktivitet dhe zgjerimi konstant, NOA ja ka dalë me sukses të mbetet besnike ndaj misionit të saj themelues dhe promovimit të produkteve me impakt real në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët për këtë arritje, NOA rikonfirmon se do të mbetet përherë një promovuese e instrumentave më moderne dhe praktikave financiare më të mira në shërbim të zhvillimit, rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.