
Mbledhja periodike e drejtuesve të degëve përfundon në aventurë

Mbledhjet me stafin drejtues të degëve janë një pjesë e pandashme e punës sonë. Ne aty jo vetëm vlerësojmë rrugën që kemi përshkuar, por shkëmbejmë ide për t’u përmirësuar dhe përpiqemi të parashikojmë sfidat që na presin. Dhe pikërisht në këtë moment, kur diskutojmë për sfidat e të ardhmes, tek ne aktivizohet papritur një mekanizëm që na bën t’i presim ato plot dinamizëm. Sepse ne në NOA, kemi një qasje të shpejtë dhe pozitive ndaj ndryshimeve dhe gjithçkaje të re.
Duke ditur këtë cilësi tonën, mbledhja e Drejtorëve të Degëve, ose e “ambasadorëve” tanë siç na pëlqen t’i quajmë, këtë herë mori një zhvillim të pazakontë. Të gjithë bashkë përjetuam në një aventurë sfiduese në malin e Dajtit rëndësinë e bashkëpunimit, kujdesit për njeri tjetrin dhe angazhimit të koordinuar për të arritur suksesin e përbashkët. Aty, mes pemësh dhe kacavjerrjesh, kuptuam sesi së bashku mund të bëjmë atë që ndoshta nuk do të kishim guxuar ta bënim të vetëm.
Të reja të tjera


Noa merr pjesë në aktivitetin e JA
23.04.2021
Fushatë Borrowisely '18
23.04.2021
NOA fiton çmimin e parë në Bilbao!
23.04.2021
Ritmi i Biznesit në NOA
23.04.2021
Mbështesim panairin “Shqipëria punon tokën”
23.04.2021

Një shërbim edhe më i shpejtë për Individët
23.04.2021
Inagurohet Dega e re në Shkodër
23.04.2021

Fermer për një ditë – në Vilbashtov
23.04.2021
Summer Party – “NOA Let’s Rock”
23.04.2021
Dhuro gjak, shpëtoni jetë!
23.04.2021

