
NOA certifikohet sipas standardeve më të larta të Mbrojtjes së Konsumatorit!

Si pjesë e përgjegjësisë së saj korporative, NOA certifikohet nga MFR – MicroFinanzaRating sipas standardeve më të larta ndërkombëtare në “Client Protection Certification” – “Çertifikata e Mbrojtjes së Konsumatorit”.
Në këtë proces certifikimi, NOA mori vlerësimin e lartë ‘Silver – Argjend’, në ruajtjen e standardeve në ofrimin e produkteve financiare. Këto standarde mbulojnë dimensione të ndryshme që nga mbrojtja e të dhënave të klientëve, transparenca e produkteve, mundësia për ankimim, mbrojtja nga mbi-kreditimi, cilësia e shërbimit e një sërë dimensionesh të tjera.
Pas përzgjedhjes nga UNDP si një nga një nga tre finalistet e kategorisë së bizneseve të mëdha me mbi 250 punonjës, në promovimin e standardeve të ESG në Shqipëri, ky certifikim i radhës dëshmon angazhimin serioz të NOA-s për të qënë një lider rajonal i një #FinanceNjerëzore. Një model i përgjegjshëm, social, që vendos theksin tek cilësia e shërbimeve të ofruara dhe po aq tek impakti, duke garantuar gjithmonë që komunitetet dhe përfituesit fundorë të marrin më të mirën.
Certifikata e Mbrojtjes së Konsumatorit konsiderohet si një ndër certifikimet më të larta dhe thelbësore në sektorin mikrofinanciar në botë. Ky vlerësim i NOA u mundësua nga bashkëpunimi me Proparco, pjesë e Agjencisë Franceze për Zhvillim, ku Znj.Mélody SANG, Head of Technical Assistance & Blending, shprehet si më poshtë për këtë certifikim:
“Në Proparco ne suportojmë institucionet mikrofinanciare të cilat ofrojnë praktika sociale të përgjegjshme që japin impakt madhor në familjet shqiptare. Ndaj, ne jemi krenarë të shohim angazhimin e partnerit tonë NOA, e cila është akredituar dhe shpërblyer me vlerësimin Silver në rrugën drejt Mbrojtjes së Konsumatorit. Shpresojmë që ky certifikim që NOA ka marrë do të udhëheqë edhe institucionet e tjera mikrofinanciare drejt këtij rrugëtimi."
Të reja të tjera


Aktivitet "Team Building" Volejboll
22.12.2024





Fushata Kreditim i Zgjuar 2024
01.11.2024
Eventi "Takimi me Partnerët" të NOA
24.10.2024







Women Startup Competition Albania
20.06.2024

NOA në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
14.06.2024





25 vite, NOA
15.03.2024

NOA, një mikrofinancë "Ballkanike"
15.03.2024