13.04.2022

Mbështetja e START-UP- eve dhe Lehtësuesve të START - UP-eve

Rrugëtimi i NOA-s për t'u bërë një lojtar i spikatur në tregun shqiptar duke promovuar përfshirjen financiare

NOA Sh.a është një institucion mikrofinanciar lider i financimit të biznesit të vogël dhe të fermerëve shqiptar, i cili operon në vend që nga viti 1998.

NOA fillimisht u krijua si një projekt i USAID-it dhe tani operon si një institucion financiar plotësisht i pavaruar dhe i liçencuar nga Banka e Shqiperisë.

Aktualisht NOA menaxhon një portofol kreditimi prej rreth 52 milion euro nëpërmjet një ekipi prej 280 punonjësish të shtrirë anembanë vendit me 26 degë. Me rreth 12,000 klientë aktivë, shumica e të cilëve përfaqësojnë individë të vetpunësuar, biznese familjare dhe fermerë, NOA ka si mision mbështetjen për krijimin e vendeve të punës, rritja e aksesit në financa dhe rritja e të ardhurave për familjet shqiptare.

NOA, një institucion mikrofinanciar i udhëhequr nga nevojat e shoqërisë së cilës i shërben…

Qëllimi : Ndryshimin e jetesës së Shqiptarëve në kushte më të mira- duke realizuar ëndrrat e tyre.

Vizioni : Të jemi një partner financiar afatgjatë

Misioni : Të fuqizojmë financiarisht familjet dhe bizneset që të jenë faktorët kyç në zhvillimin e ekonomisë shqiptare

Vlerat : E hapur dhe transparente; E thjeshtë dhe efikase; E shpejtë dhe e lehtë; Qasje e orientuar drejt klientit; Marrëdhënie afatgjatë

NOA anëtare e: Rrjetit Europian të Mikrofinancës, Qendrës së mikrofinancës – Poloni, Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri,

Partneritete: Habitat International; Kryqi i Kuq Shqiptar; Universiteti Bujqësor i Tiranës; EU Challenge fund for Start-Ups;

Çmime/Nominime

Çertifikata e Kodit të Sjelljes së Mirë të BE-së për Ofruesit e Mikrofinancës; Vlerësimi i Mikrofinancës;

Çertifikatë për Menaxhimin e sistemeve ISO/IEC 27001:2013 nga TUV Austria

PRODUKTI: Start-up dhe Lehtësues për Start-up-et          

Duke parë potencialin e tregut dhe nevojat për financim si dhe kufizimet që ka tregu nga sistemi financiar bankë dhe jo bankë,  NOA ka krijuar produkt të dedikuar dhe me karakteristika të posaçme për “Start Up“ që nga faza e krijimit të idesë, vënien në jetë, implementinim, ndjekjen edhe suportin në çdo hap zhvillimi deri në krijim stabiliteti në tregun Shqiptar dhe lehtësues sipas listës më poshtë. Ne besojmë që ky bashkëpunim do të sjelle vlerë të shtuar për projektet tuaja.

Startup-et:

- Startup-et në fazën fillestare

- Startup-et në fazën e rritjes

- Startup-et në fazën e zgjerimit

Lehtësuesit e Startup-eve:

- Akademia, e cila përfshin universitetet publike dhe private;

- Lehtësuesit, si inkubatorët dhe përshpejtuesit;

- Hapësirat e përbashkëta të punës, të cilat përfshijnë ofruesit e ambienteve dhe pajisjeve të punës;

- Bashkitë, përveç Bashkisë së Tiranës;

- Organizuesit e eventeve;

- Arsimi paraversitar, i cili përfshin shkollat e mesme dhe shkollat profesionale publike dhe private.   

PRODUKTI: Start-up – ’’IDEA” (Start up në fazë fillestare)-

Karakteristikat e përgjithshme:

- Vlera deri në 1,500,000 Lekë për shumën që mbulohet nga granti, por jo më shumë se transhi i  parë i grantit  

- Afati maksimal 12 Muaj

- Bashkëpërgjegjës, një pjestar nga familja (e preferueshme një nga prindërit)

- Shlyerje e pjesshme dhe mbyllja para kohe me fondet e grantit 0%.

- 21-65 vjeç (në maturim kredie)

- Terma të favorshme financimi dhe Këste Kredie fleksibël

Kriteret/ dokumentacioni

- Plan biznes/projekt ide

- Kontrata e firmosur e fituesit të grantit me Ministrinë

- ID të aplikatit dhe bashkëpërgjegjësit

- Liçencë biznesi  (regjistrimi në QKB pas/ gjatë zhvillimit të projektit)

Produkt Start Up Standart (në fazën e rritjes)

Karakteristikat e përgjithshme:

- Vlera e financimit  deri ne 3  Mio Lekë

- Investimi paraprak nga klienti 30%  

- Financimi nga NOA me transhe sipas kontratës me Ministrinë/Investimit 

- Mbyllja e pjesshme ose mbyllje parakohe nga granti 0%

- Kolateral fleksibël

- Terma të favorshme financimi dhe Këste Kredie fleksibël

- 21-65 vjec. (në maturim kredie)

- Afati deri në 48 Muaj

Kriteret/ dokumentacioni

- Plan biznesi/projekt ide

- Kontrata e fituesit me Ministrinë

- ID të aplikatit dhe bashkëpërgjegjësit

- Liçencë biznesi  (në aplikim)

- Dokument kolaterali kur aplikohet një kusht i tillë

- Pagesat e detyrimeve për periudhën e fundit

Produkt standard (start up në fazën e zgjerimit dhe Lehtësues të start-up-eve)

Karakteristikat e përgjithshme:

- Vlera  deri ne 5 Mio Lekë për Start Up (në fazën e zgjerimit)

- Vlera deri në 20,000,000 lekë (për Lehtësuesit e start up)  

- Financimi nga NOA me transhe sipas kontratës me Ministrinë/Investimit 

- Kolateral fleksibël

- Mbyllja e pjesshme ose mbyllje parakohe nga granti 0%

- Terma të favorshme financimi dhe Këste Kredie fleksibël

- 21-65 vjec (në maturim kredie)

- Afati deri në 84 muaj)

Kriteret/ dokumentacioni

- Plan biznes/projekt ide

- Kontrata e fituesit me Ministrinë

- ID të aplikatit dhe të bashkëpërgjegjësit

- Liçencë biznesi  (në aplikim)

- Të dhënat financiare të aplikantit

- Dokumentat e pronesisë së aseteve të aktivitetit

- Dokumenta pronesie të hipotekës kur aplikohet ky kusht

- Pagesat e detyrimeve për periudhën e fundit

Impakti social i NOA-s

- Kredia mesatare 3.500 euro

- 95% e klientëve të NOA-s janë në kategorinë very small (1-3 të punësuar / qarkullim 65-100k euro )

- PAR 30  3,46 % në fund të muajit Dhjetor 2021

- 10% e stafit aktual është i punësuar nga internship-et 

- Klientët e NOA-s kanë te punësuar rreth 13,000 persona    

- 30% e kredive biznes jane në pronësi të grave ose menaxhohen nga gratë

- 28% e klientëve janë të moshës 18-30 vjeç

- 22% e portofolit total të kredisë janë kredi agro

- Që nga viti 2019 shpall biznesin me impakt më të madh social

Të reja të tjera