10.01.2023

Impakti social 2022

Të investosh me Impakt!

Urime për Fituesit tanë të Çmimit të Investimit me Impakt social për vitin e tretë rradhazi!

Të zgjedhur për angazhimin e tyre për të nxitur ndikimin pozitiv social përmes sipërmarrjeve kontribuese në komunitet dhe me një impakt kaq të rëndësishëm në shoqërinë tonë.

Këto histori të bukura suksesi, na frymëzojnë për ta zgjeruar edhe më tej misionin tonë në identifikimin dhe mbështetjen e biznesit të vogël, rural, sipërmarrjen familjare, gratë, të rinjtë, grupet e margjinalizuara, emigrantët etj.

Ne kujdesemi të jemi financues të përgjegjshëm dhe transparent; të edukojmë dhe ndërgjegjësojmë klientët tanë për të shmangur mbingarkesën e tyre me detyrime; të punojmë me standarde të larta etike; si edhe të ofrojmë përherë një mënyrë për të adresuar ankesat e përfituesëve të shërbimeve tona.

Nuk do të ndalemi me nismën tonë, në evidentimin e klientëve tanë të cilët krijojnë një ndikim të thellë në komunitetet lokale, por do të zgjerohemi më tej për t’i financuar dhe promovuar ata.

Të reja të tjera