
NOA & USAID, një shkëmbim praktikash në nivel Ballkanik!

Të promovojmë praktikat më të mira të një finance moderne, etike e njerëzore në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Ky do të ishte përshkrimi më i përshtatshëm i takimit zhvilluar në datat 14/15 Shtator në qytetin e Beogradit.
Organizuar nga USAID CATALYZE WB "Engines of Growth" (motorrë rritjeje), takimi bashkoi përfaqësues nga nisma financiare të mbështetura nga USAID nga i gjithë Ballkani perëndimor. Ndër to, dhe nisma FALP, kredi për sektorin tekstile e lëkurë, që zbatohet në Shqipëri nga NOA.
Mbështetja me produkte financiare të përshtatura për sektorin privat, e në veçanti për NVM-të lider, është një parakusht për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në afat-gjatë, që krijon vënde të reja pune e sjell vlerë të shtuar e përfitime për çdo hallkë të zinxhirit prodhues, që nga stafet më teknike e deri tek drejtuesit, aksionerët apo institucionet publike me të cilat ato ndërveprojnë.
Është pjesë e kësaj nisme mbështetur nga USAID që NOA promovon një financim pa kolateral deri në 75.000 euro për kompanitë shqiptare të sektorit tekstile e lëkurë. Këto financime, të cilat shoqërohen dhe me trajnime të dedikuara, i shërbejnë një sektori kyç të eksporteve shqiptare i cili në vetvete ka dhe një përqëndrim tejet të lartë të sipërmarrësve dhe stafeve gra. Kjo e bën nismën të ketë një dimension të rëndësishëm social në mbështetje të fuqizimit të mëtejshëm të grave në sipërmarrje.
Vlen të theksohet që kjo pjesërmarrje e NOA në këtë takim ballkanik, shkon në paralel dhe me zgjerim rajonal të aktivitetit të kompanisë i cili prej 6 muajsh tanimë shtrihet dhe në tregun e Kosovës. Kjo e bën NOA-n të jetë realisht një lider rajonal i mikrofinancës ballkanike.
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ekipin organizues të këtij programi.
Të reja të tjera

Një Financë Njerëzore
15.12.2023

NOA në ditën Evropiane të Mikrofinancës!
27.10.2023


NOA, një aktor ballkanik!
23.10.2023


Fushata Kreditim i Zgjuar 2023
13.10.2023







