
NOA firmos marrëveshje bashkëpunimi me SIDA, për suportin e bizneseve start-up dhe të investimeve inovative

Si pjesë e projektit “EU for Innovation” mbështetur nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga SIDA në bashkëpunim me GIZ me një vlerë prej 7.5 milion euro, iniciativa synon ndër të tjera financimin me grante dhe asistencë teknike të bizneseve start-up me karakter inovativ.
Me një histori 20 vjeçare në mbështetje të biznesit të vogël dhe të sipërmarrjes, NOA angazhohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi të ndihmojë jo vetëm në promovimin e nismës dhe në identifikim e përfituesëve potencial nga mbarë vendi, por dhe në rritjen e impaktit zhvillimor nëpërmjet mundësive për ko-financim.
Marrëveshja u firmos nga Znj. Petra Burcher, Shefe e bashkëpunimit për zhvillim pranë Ambasadës Suedeze, dhe Znj. Herjola Spahiu, Drejtore Ekzekutive e NOA.
Për më shumë informacione mbi nismën, ju ftojmë të vizitoni faqen web : http://challengefund.euforinnovation.al
Të reja të tjera



1 Vit Kredia për Individë
23.04.2021




" FOTO - KONKURS, VERË 2019 "
23.04.2021






NOA përkrah nismën e JA - "Lider for a Day"
23.04.2021
Kulla Hupi në Bulqizë një histori suksesi
23.04.2021


NOA merr pjesë në forumin e biznesit
23.04.2021
