Standarde ISO

Politika e Sigurisë së Informacionit

NOA do të sigurojë mbrojtjen e aseteve të informacionit kundrejt kërcënimeve të brendshme, të jashtme, qofshin aksidentale ose të qëllimshme.

NOA do të mbrojë klientët kundrejt kërcënimeve kibernetike duke implementuar Standardet e Sigurisë së Informacionit në ambjentet e saj.

NOA do të aplikojë standardet e sigurisë në aktivitetet ditore të proceseve të bizneseve.

NOA do të komunikojë në mënyrë të sigurtë me palët e treta, degët dhe klientët.

NOA do të mbështesë teknologjitë moderne që janë në përputhje me update-t më të fundit të sigurisë.

NOA do të mbështesë implementimin e ligjeve të sigurisë në përputhje me kornizën ligjore të shpallur nga shteti Shqiptar.

NOA do të implementojë politikat e burimeve njerëzore në përputhje me legjislacionin Shqiptar.

NOA do të informojë AKCESK për të gjitha incidentet madhore sipas ligjit për sigurinë kibernetike 2/2017.

NOA do të implementojë mjetet e nevojshme për të reduktuar riskun ose transferuar atë drejt palëve të treta.

Certifikuar nga TUV Austria, sipas standartit ISO/IEC 27001:2013, në menaxhimin e të dhënave digjitale.