Përgjegjësia sociale dhe mjedisore

Së bashku me zhvillimin e kompanisë dhe rritjen e fuqisë sonë financiare, rritet edhe mundësia dhe përgjegjësia jonë për të ndikuar pozitivisht në mjedisin që na rrethon. E njëjta përgjegjësi që duhet të mbajë një individ përgjatë zhvillimit dhe rritjes së tij personale dhe profesionale, e njëjta i takon edhe çdo kompanie apo institucioni të ndërtuar nga ëndrrat dhe vizioni i një grupi individësh për të arritur sukses dhe për të lënë gjurmë në zhvillimin e shoqërisë njerëzore.

Të ndjeshëm ndaj çdo zhvillimi në mjedisin që na rrethon, në dimensionin social dhe mjedisor, dhe të kujdesshëm ndaj modelit që ne duhet dhe dëshirojmë të përcjellim në shoqërinë tonë, ne përpiqemi vazhdimisht të mbajmë rolin e një institucioni të përgjegjshëm dhe  mbështetës. Në këtë kuadër, ne jemi krenarë të shprehim rritjen e vazhdueshme të vëmendjes dhe ndihmës sonë ndaj të katër shtyllave të Përgjegjësisë Sociale Korporative.

Përgjegjësia Mjedisore

Ne, në mënyrë të organizuar brenda institucionit tonë por edhe në bashkëpunim me partnerë privat dhe shtetëror, marrim përsipër angazhime fizike dhe financiare për të pastruar, gjelbëruar apo përmirësuar zona të caktuara urbane apo rurale. Këto përcillen në formën e aksioneve vullnetare të stafit tonë, apo në formën e sponsorizimeve të projekteve të caktuara të Bashkive apo Qendrave Administrative në të gjithë vendin.

Iniciativa Filantropike

Në çdo vit financiar, kompania përcakton një buxhet të caktuar për të mbështetur iniciativa të ndryshme filantropike në ndihmë të komuniteteve në nevojë, por edhe aktivitete që influencojnë zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë dhe promovojnë modele sociale pozitive, siç mund të jenë aktivitetet artistike apo sportive. Përveç sa më sipër, punonjësit e institucionit tonë, të influencuar nga inkurajimi instiucional për krijimin e shembujve pozitiv në shoqëri, organizohen për të ofruar në mënyrë vullnetare ndihmën e tyre personale ndaj komuniteteve të ndryshme në nevojë.

Praktika Etike Biznesi

Struktura e institucionit tonë është ngritur dhe përmirësohet vazhdimisht përmes përfshirjes së procedurave dhe rregulloreve që bëjnë të detyrueshme aplikimin e praktivave etike të biznesit, qoftë në marrëdhëniet e ndërtuara me punonjësit, ashtu edhe në ato të krijuara me partnerët dhe bashkëpunëtorët. Si shembuj konkret të aplikimit të këtyre standarteve mund të përmenden:

- Trajtimi i drejtë i punonjësve duke përjashtuar çdo formë të paragjykimit social
- Rruajtja e një përfaqësimi gjinor të balancuar në institucion
- Zhvillimi i programeve të dedikuara për zhvillimin profesional dhe kënaqësinë në punë
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve korrekte me partnerë, bashkëpunëtorë dhe furnitorë duke treguar kujdes në përzgjedhjen e atyre që reflektojnë etikë të lartë në biznes
- Zhvillimi i programeve edukative, këshilluese dhe asistuese për klientët tanë.

Përgjegjësia Ekonomike

Përveç ndihmës konkrete në projekte specifike, procedurat e brendshme që rregullojnë aktivitetin huadhënës të institucionit tonë, bëjnë të detyrueshme përjashtimin nga e drejta për financim të një liste të gjatë biznesesh të cilat gjatë aktivitetit të tyre mund të kenë ndikim negativ në mjedis apo shoqëri, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.