15.03.2024

Vizioni teknologjik i NOA: Prezanton zgjidhje efikase dhe të sigurta që krijojnë një vlerë njerëzore

Që pas periudhës post-pandemike, roli i teknologjisë në sektorin financiar është rritur ndjeshëm. Një rritje e manifestuar në formën e rritjes së aksesit, përballueshmërisë, efikasitetit dhe sigurisë së produkteve dhe shërbimeve financiare, duke pasuruar kështu përvojën e klientit dhe cilësinë e shërbimit.

Me punë të vazhdueshme, integrimi i teknologjisë në institucionet financiare ka një potencial të jashtëzakonshëm për të revolucionarizuar të gjithë industrinë.

Në NOA, ne besojmë fort në rolin kryesor të teknologjisë në formësimin e së ardhmes. Që në fillimet tona në vitin 1998, ne kemi investuar vazhdimisht në shfrytëzimin e teknologjive të reja për t'u shërbyer më së miri klientëve tanë.

Slogani ynë i mëparshëm #ReinventingMicrofinance dhe ai aktual flasin vëtë.

Thënë kjo, ndërsa e pranojmë teknologjinë si një aset të fuqishëm dhe vlerë të shtuar në mbarëvajtjen e biznesit tonë, duke pasur fokusin drejt një #FinanceNjerëzore, ne mbetemi vigjilentë ndaj rreziqeve që lidhen me teknologjinë, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike, e cila është bërë një kriter i domosdoshëm në mjedisin që operojmë. Për këtë arsye ruajtja e interesave të klientëve dhe sigurimi i privatësisë së të dhënave të tyre janë objektiva parësore në axhendën tonë të IT-së.

Investimet tona të vazhdueshme në zgjidhjet teknologjike, duke përfshirë masat e fuqishme të sigurisë kibernetike, kanë sjellë përfitime të prekshme, duke na mundësuar të përmirësojmë shërbimin ndaj klientit, të forcojmë mbrojtjen e të dhënave dhe të zgjerojmë shtrirjen tonë për t'u shërbyer klientëve në formën e duhur, gjithmonë duke mos evituar kontaktin njerëzor. Në NOA, ne jemi të ndërgjegjshëm për sinergjinë që vjen si rezultat i ndërveprimit midis teknologjisë dhe njeriut ndaj priremi të optimizojmë përparimet teknologjike që përkthehen në angazhime domethënëse me klientët tanë.

Nëse do të veçonim disa nga projektet më të rëndësishme të ndërmarra gjatë periudhës 2023-2024 ato do të ishin:

· Përmirësimi i sistemeve kryesore për t'u lidhur bazuar në një qasje të përqendruar tek klienti/njeriu.

· Prezantimi i sistemeve të dedikuara për partnerët tanë duke konsoliduar automatizimet dhe integrimet e brendshme.

· Zbatimi i zgjidhjeve të avancuara të sigurisë duke përdorur Inteligjencën Artificiale për të analizuar në mënyrë proaktive dhe për të zbutur kërcënimet kibernetike.

· Përparimi drejt krijimit të aftësive Digjitale Onboarding dhe nënshkrimit elektronik.

Për më tepër, ne po ndjekim në mënyrë aktive automatizimin e proceseve operacionale manuale, duke konsoliduar pozicionin e NOA në treg si një pionier i teknologjisë në Shqipëri. Këto investime teknologjike zbatohen të gjitha duke ruajtur një angazhim të palëkundur në ruajtjen e thelbit të ndërveprimeve tona njerëzore, si brenda institucionit tonë ashtu edhe ndaj klientëve, duke i qendruar besnikë vlerave tona themelore. Për ne përqafimi i e inovacioneve teknologjike në sektor nuk synon zëvendësimin e ndërveprimeve të njerëzve, por i nxit më tepër ato. Prandaj, ky është një angazhim i dyfishtë për një qasje të drejtuar nga njeriu për njeriun duke siguruar inovacion të vazhdueshëm dhe një shërbim klienti të përsosur për të siguruar një përzierje harmonike të avancimit teknologjik me shërbimin e personalizuar.

Tonin Lleshi
Drejtor i Departamentit të IT

Të reja të tjera