05.04.2024

NOA në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, aktivitet për 8 Marsin kushtuar grave të Qendrës Sociale

NOA ka gjithnjë në qendër të vëmendjes njeriun, me çdo produkt apo shërbim që ofron. Edhe kur nuk flitet për to, ne angazhohemi vazhdimisht për përkrahje të iniciativave humanitare dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve të ndryshme.



Një prej aktiviteteve që na la më shumë mbresa gjatë Marsit, ishte ai që bëmë për të shënjuar datën 8 Mars, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, me të cilët organizuam një aktivitet kushtuar plotësisht grave të Qendrës Sociale të Kryqit të Kuq. Këtë aktivitet e përmbyllëm më së miri me dhuratën e bukur që iu bë zonjës Drita, një karrocë elektrike.



Me shpresën se ky gjest do t’ia lehtësojë jetën zonjës, ne premtojmë se do të vijojmë të punojmë për ndryshime pozitive në shoqëri.

Të reja të tjera