NOA mbështet konferencën me tematikë “E ardhmja e FinTech : drejt një rritjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor"
Organizuar nga Innvest me mbështetjen e VISA dhe të institucionit financiar NOA, konferenca “E ardhmja e FinTech : drejt një rritjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor” mblodhi ekspertë të fushës të nivelit më të lartë.
Në një kontekst konkurrence gjithmonë e më intensiv në ofrimin e shërbimeve digjitale, në veçanti në sektorin financiar, NOA investohet në ruajtjen e një ekuilibri që arrin të garantojë njëherazi avantazhet që sjellin inovacionet teknologjike, ashtu si dhe dimensionin social nëpërmjet mbrojtjes së një marrëdhënieje njerëzore solide. Është pikërisht në këtë ekuilibër që gjen rrënjë modeli unik i një #FinanceNjerëzore i NOA dhe që në vitin 2023 arriti të gjenerojë një rritje të portofolit të financimit aktiv në rreth 85 milion euro, ose rreth 25% më shumë se një vit më parë.
Sponsor dhe pjesëmarrëse në një nga panelet e konferencës “E ardhmja e FinTech”, NOA pozicionohet si një institucion lider i sektorit financiar duke promovuar intensivisht përhapjen e inovacioneve që rrisin aksesin, transparencën dhe cilësinë e shërbimeve financiare të ofruara ndaj sipërmarrësve, fermerëve dhe familjeve shqiptare.
Me një shtrirje të aktivitetit të saj në Shqipëri dhe në Kosovë, NOA përdor teknologji të ndryshme në garantimin e një oferte të adaptuar, të shpejtë dhe pa burokraci për çdo nevojë të sipërmarrësve dhe fermerëve që shërben. Tableta biometrike për një aplikim 100% në terren, kanale komunikimi digjitale 100% të integruara ndërmjet tyre, garantim shërbimi në distancë për 100% të ciklit që nga aplikimi e deri tek pagesa e kësteve, etj., NOA investon në zgjidhje që nuk e tjetërsojnë dimensionin social dhe njerëzor të marrëdhënies së besimit që krijon me klientët e saj por që mundësojnë krijimin e ekonomive të shkallës dhe performancave të nevojshme për të garantuar gjithmonë një shërbim kompetitiv.
Në këtë drejtim, në fjalën e saj, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i NOA Znj. Herjola Spahiu u shpreh se “teknologjitë e reja janë jetike për të garantuar një vizion social e të përgjegjshëm në ofrimin e shërbimeve tona financiare. Është vetëm fale tyre që ne arrijmë të garantojmë shtrirjen kombëtare që kërkojnë zonat rurale të vendit, me shpejtësinë e shërbimit që kërkojnë zonat urbane. Teknologjitë na mundësojnë të jemi efikas dhe njëherazi social, pasi vetëm kështu ne analizojmë produktet tona, përfitueshmërinë dhe nevojat e çdo segmenti me qëllim përshtatjen më të plotë të produkteve tona. Të qënurit FinTech për ne, do të thotë sesi të shërbejmë më mirë njerëzit tanë, klientët e stafet tona. Ndaj nne nuk trembemi nga AI, nga inovacionet, nga risitë, sepse qëllimi nuk është zëvëndesimi i njerëzore, por forcimi i saj”.
Në fjalën përmbyllëse, Znj. Spahiu, njëherazi edhe anëtare e bordit drejtues të Rrjetit Europian të Mikrofinancës bazuar në Bruksel, shtoi se “ka nevojë që rregullatorët publikë të investohen më shumë në promovimin e teknologjive të reja në mënyrë që firma digjitale si shëmbull, të jetë realisht e njohur nga gjykatat shqiptare. Që bigdata-t e gjeneruara nga E-Albania të ndihmojnë në rritjen e skorimit digjital për shërbimet financiare, por duke garantuar gjithmonë mbrojtjen maksimale të të dhënave personale. Që sistemi arsimor në Shqipëri e në Kosovë, të investohen më shumë në edukimin e brezit të ri të specialistëve IT pasi nevojat e tregut janë shumë të mëdha e ende të paplotësuara.
Viti 2024 simbolizon për NOA-n 25 përvjetorin e fillimit të aktivitetit të saj i cili daton prej 1998. Inicuar fillimisht nga USAID dhe qeveria amerikane, NOA aktualisht është një institucion financiar i liçencuar nga Banka e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës që i tejkalon 16.000 klientët aktivë dhe një ekip prej 360 punonjësish në Shqipëri dhe Kosovë. Për më shumë informacion mbi këtë 25 përvjetor, vizitoni www.noafin.al.