21.11.2022

NOA, pjesëmarrëse në Balkan Economic Forum!

NOA, pjesëmarrëse në Balkan Economic Forum!

Një samit i organizuar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ky forum bëri së bashku aktorë të ndryshëm të sektorit publik dhe privat, institucione ndërkombëtare dhe rajonale, institucione financiare dhe donatorë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe Bashkimit Europian, të cilët ndanë idetë dhe eksperiencën e tyre mbi zhvillimet dhe sfidat ekonomike të të gjithë Ballkanit.
Pjesë e një prej paneleve ishtë edhe zj. Herjola Spahiu, Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive e NOA e cila ndau me audiencën përvojën dhe idetë e saj lidhur me tematikat dhe qëllimin e forumit.
Zj. Spahiu në fjalën e saj, theksoi se si një institucion financiar me një eksperiencë 24 vjeçare në treg, NOA është përkrahë bizneseve, agrobizneseve dhe familjeve për t'i mbështetur ata në rrugën e tyre sipërmarrëse, duke qënë një partner i besuar.

Tashmë prej kohësh NOA nuk është më vetëm një institucion kredidhënie, por duke synuar të ofrojmë një shërbim sa më të plotë dhe gjithpërfshirës, si pjesë e shërbimeve tona i gjendemi më pranë klientit me #këshillim të dedikuar, duke mundësuar kështu një zhvillim të sigurt dhe të suksesshëm të tyre. Për të ndërtuar eksperienca të mira dhe për tu përmirësuar në punën tonë, ne përpiqemi të mësojmë prej praktikave më të mira dhe ti përshtasim ato për vendin tonë dhe pse jo për të gjithë Ballkanin.
#future #development #BalkanRegion

Të reja të tjera