18.10.2023

NOA merr vlerësim për emetimin e parë në Shqipëri të një obligacioni të hapur!

Znj. Herjola Spahiu, Drejtore Ekzekutive e NOA, i akordohet një Çertifikatë vlerësimi nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit pranë Universitetit Europian të Tiranës. Certifikata lëshohet në kontekstin e përmbylljes me sukses për herë të parë në Shqipëri, nëpërmjet një oferte publike të hapur, te një obligacioni privat në bursën e Shqipërisë ALSE.

Duke falenderuar stafin akademik të UET për këtë çertifikatë, vlen të theksohet se ky është një çast vlerësimi për të gjithë angazhimin e stafeve të NOA në arritjen e këtij suksesi. Një investim në të përditshmen i cili nuk kalon në heshtje, por vihet re si nga tregu financiar, ashtu dhe nga bota akademike. E për pasojë, ky çast simbolik i sotëm vlen si një vlerësim i dyfishtë për profesionalizmin e NOA-s dhe për modelin e biznesit të promovuar prej 25 vitesh tanimë në tregun financiar shqiptar.

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së tërheqjes së vlerësimit, Znj. Spahiu u shpreh se “emetimi i këtij obligacioni është një formë për të lënë gjurmë në historinë financiare të vendit tonë si një procedurë financiare që zhvillohet për herë të parë. Por është një ushtrim që lë gjurmë dhe për institucionin pasi ka kërkuar një angazhim të qenësishëm në raportime, organizim dhe në respektimin e normave rregullative”.

Ndaj vlen të theksohet se të qënurit të parët, do të thotë që klientët të marrin më të mirën. Ky do te ishte thelbi i këtij emetimi. Sepse për NOA, #FinancëNjerëzore, do të thotë një institucion i cili ka vizionin për të ofruar gjithmonë më të mirën, në respekt të normave më të larta të një biznesi etik, transparent dhe njëherazi inovativ e ambicioz.

Të reja të tjera