NOA, një aktor ballkanik!
Me ftesë të Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi, NOA mori pjesë në konferencën mbi “Perspektivat Ekonomike të Rajonit”. Takimi mblodhi ekspertë, sipërmarrës, përfaqësues publik e privatë nga institucionet financiare ballkanike e ndërkombëtare të cilët u ndalën gjerësisht mbi shkëmbimet tregtare dhe ekonomike në rajonin e ballkanit, mbi inovacionin, mbi financat e kuadrin ligjor rajonal.
Përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Znj. Herjola Spahiu, NOA mori pjesë në panelin dedikuar ‘politikave sipërmarrëse’ si një histori suksesi që pasqyrohet nga shtrirja e aktivitetit të saj në Shqipëri e Kosovë çka e rendit NOA-n ndër të paktat institucione financiare me një diapazon rajonal.
Me një aktivitet 25 vjeçar, NOA është anëtare e bordit të Rrjetit Europian të Mikrofinancës bazuar në Bruksel, si dhe anëtare e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Amerikane dhe asaj të Investitorëve të Huaj në Shqipëri, me qëllim promovimin e strategjive zhvillimore sa me efektive që mbështesin sipërmarrjen e lirë, prodhimin vendas dhe tregtinë me jashtë, ashtu si dhe rritjen e standarteve komerciale për çdo konsumator.
Falë një investimi të vazhduar në praktikat e këshillimit dhe të teknologjive të reja, NOA Shqipëri e NOA Kosovë janë promotorë të një #FinanceNjerëzore e cila kërkon të mbështesë çdo iniciativë, rurale e urbane, që kërkon të çlirojë energji në shërbim të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm që respekton njeriun, traditat lokale dhe mjedisin, etikën në të bërit biznes si dhe potencialet e çdo komuniteti në rajon.