20.10.2023

EMD 2023 "Një hap drejt përfshirjes financiare"

Kemi kënaqësinë të jemi pjesë e fushatës EMD 2023 me tematikë "Një hap drejt  përfshirjes  financiare" të organizuar nga Rrjeti Evropian Mikrofinanciar (EMN). Ky është edicioni i 9-të, i fushatës që i dedikohet Ditës Evropiane të Mikrofinancës, e cila është një iniciativë e nisur në vitin 2015 nga EMN si një mjet për të vënë theksin mbi impaktin e sektorit mikrofinanciar në Evropë e parë nga perspektiva sociale dhe  ekonomike.
Në veçanti, edicioni i këtij viti do të fokusohet në identifikimin e sfidave dhe nevojave të  NVM-ve (Ndërmarrjeve  të  Vogla  dhe  të  Mesme) dhe familjeve me më pak akses në financca. Në këtë drejtim, NOA është bërë pjesë e kësaj fushate që synon të adresojë problematikat e këtij target grupi në lidhje me përfshirjen financiare. 
Tabela e fundit e rezultateve të indikatorëve të konsumatorit e publikuar nga Komisioni Evropian në Mars 2023 tregoi se në vitin 2022, 37% e konsumatorëve evropianë kanë prekur kursimet e tyre për të përballuar këtë situatë sfiduese. Sektori i mikrofinancës në Evropë është mjaft heterogjen dhe për t'u siguruar që të gjithë zërat të dëgjohen, EMN ka ftuar anëtarët e saj të tregojnë se si e trajtojnë situatën ekonomike në varësi të klientëve dhe tregut të synuar: gratë, të rinjtë, sipërmarrësit, emigrantët, etj.
Na ndiqni për aktivitetet në ditët në vijim si dhe vizitoni faqen e dedikuar për Ditën Evropiane të Mikrofinancës në website-n e EMN (https://lnkd.in/gwVMHd4) për  të  mësuar  më  shumë  rreth kësaj fushate!​


Të reja të tjera