03.10.2023

NOA, pjesë e samitit me temë "E Ardhmja e Financës në Ballkanin Perëndimor"

Edicioni i 6-të i samitit të përvitshëm “Innvest” u zhvillua sot pranë mjediseve të Piramidës, në Tiranë. Si një iniciativë e përvitshme dedikuar inovacionit, sipërmarrjes dhe sektorit financiar, samiti mbledh që nga viti 2018 liderë, sipërmarrës dhe vendimarrës publikë vizionarë me qëllim inkurajimin e inovacionit dhe të bashkëpunimit në shërbim të një zhvillimi ambicioz e të qëndrueshëm për vendin e rajonin.

E titulluar “E ardhmja e Financës në Ballkanin Perëndimor”, edicioni i zhvilluar sot mblodhi së bashku rreth 200 përfaqësues të spikatur të sektorit financiar në Ballkan. Me mbështetjen e Fondacionit Visa dhe të NOA, panelistët u ndalën gjerësisht rreth të ardhmes së financave në rajon, transformimit dixhital dhe sfidave dhe oportuniteteve që sjellin risi të tilla si pagesat elektronike, aplikacionet digjitale financiare, aplikimet për financime digjitale etj.

Si një eveniment ekskluziv, samiti nxit një të menduar strategjik me qëllim për të ndikuar në zbatimin e praktikave më të reja në sektorin financiar në shërbim të rritjes së aksesit në financë dhe të qëndrueshmërisë së aktivitetit për start-upet, mikrobizneset dhe NVM-etë shqiptare e ballkanike. Me një pjesëmarrje aktorësh privatë dhe publikë, samiti solli një ballafaqim unik mbi propozime konkrete e shëmbuj faktik nga praktikat e përditshme të sektorit financiar.

Znj.Herjola Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm Ekzektutiv i NOA u shpreh gjatë takimit se:
“NOA, si një institucion financiar jo bankë, mori pjesë në panelin për krijimin e një të ardhme të qëndrueshme për financat, duke i dhënë më shumë rëndësi jo vetëm financimit që ne bëjmë për ekonominë shqiptare, por edhe më shumë fokus edukimit dhe impaktit që ne japim në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve financiare”, u shpreh Spahiu.
Znj. Spahiu theksoi se sfida e së ardhmes mbetet dixhitalizimi i shërbimeve financiare, me synimin që ti krijohen mundësi aksesi në financë të gjitha bizneseve dhe jo vetëm.

“Mbetet një nga vështirësitë kryesore udhëtimi i përbashkët i shërbimeve financiare me dixhitalizimin, nuk është shumë e thjeshtë, nuk ka qenë dhe nuk besoj se do të jetë. Ne mundohemi gjithmonë e më tepër ti përshtatemi nevojave të tyre, duke ua lehtësuar mënyrën e aksesimit në financa, pavarësisht vendodhje gjeografike, pavarësisht biznesit të tyre apo nevojave që ata mund të ketë. Kemi shumë rrugë përpara sidomos në edukimin e bizneseve të vogla sepse edukimi financiar, rrugëtimi financiar dhe dixhital duhet të jetë i përbashkët. Ne presim që edhe bizneset të kërkojnë ti dixhitalizojnë shërbimet sepse krijon eficenca më të mira për një biznes por edhe një mundësi më të mirë për të kaluar në tregjet ndërkombëtare dhe jo vetëm lokale”, pohoi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i NOA.

Të reja të tjera