Fushatë Borrowisely '18
Përgjatë viteve ne jemi përpjekur të behemi më të mirë dhe profesionalë në punën që bëjmë çdo ditë. Në vite jemi impenjuar të “edukojmë” klientët tanë mbi “Kredimin e Zgjuar” dhe në kuadër të kësaj kemi organizuar fushata “Borroë Wisely” me fermerë të zonave Seferan, Stropskë, Miras dhe Bushat.
Gjatë kësaj fushate të iniciuar nga MFC dhe të implementuar në Shqipëri nga NOA, në fokus të diskutimit ka qënë efekti I huasë dhe përdorimi I saj në mënyrë të sigurt , pa vështirësuar shëndetin e ekonomisë familjare apo të ndikojë në ecurinë e biznesit si rrjedhojë e mbingarkesës me borxh.
Këtë fushatë edukuese , përpos takimeve të realizuara jemi përpjekur ta zgjerojmë edhe me tej duke shpërndarë këtë informacion nëpërmjet rrjeteve tona sociale dhe website : https://noafin.al/kreditim-i-zgjuar