NOA, në mbështetje të familjeve të Shoqatës së fëmijeve me aftësi të kufizuara
Në këtë fundviti, NOA dëshiroi t’i gjëndej pranë fëmijëve me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre, duke tentuar t’u përcjellë sado pak ndihmë, gëzim e hare në natën ndërrimit të viteve. Ky është një moment bashkimi rreth vlerave të familjes e të solidaritetit, dy vlera themelore për çdo bashkëkombas tonin, ashtu si për institucionin tonë i cili prej 20 vitesh, vendos shërbimin ndaj familjes si prioritet të çdo nisme. Sot ishte me një kënaqësi të veçanti që stafi i NOA i uroi Gëzuar vitin e ri 2020 të gjithë fëmijëve të takuar !