1 Vit Kredia për Individë
Kredia për Individë, u krijua një vit më parë si produkt i ri në NOA, për t’i shërbyer çdo nevoje të individëve & familjeve shqiptare!
Me një staf dinamik, i shërbejmë cdo ditë me përkushtim maksimal dhe me kënaqësi cdo klienti të interesuar duke e orientuar dhe këshilluar mbi produktin e duhur që institucioni ofron për ta.
Në NOA ne vendosim familjen gjithmonë të parën, duke mbështëtur rinovimet në banesa, që rrisin performancës energjitike, duke mbështetur rritjen e aksesit në tekonologjitë e reja, në vecanti për të rinjtë, që askush të mos ndjehet i përjashtuar nga ekonomia digjitale, duke mbështetur gjithashtu produkte që rrisin cilesinë e jetesës së familjes, qofshin ato elektroshtepiake më performante apo mjete transporti më të sigurta.
Ky është misioni ynë, ky është dedikimi ynë në shërbim të famijles shqiptare.
Për të festuar këtë 1 vit suksesi, dhe për të treguar frymën e bashkëpunimit në skuadër, stafi që cdo ditë shërben me përkushtim, ka festuar këto arritje në një ditë aktivitete së bashku.