23.04.2021

NOA firmos marrëveshje bashkëpunimi me SIDA, për suportin e bizneseve start-up dhe të investimeve inovative

Si pjesë e projektit “EU for Innovation” mbështetur nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga SIDA në bashkëpunim me GIZ me një vlerë prej 7.5 milion euro, iniciativa synon ndër të tjera financimin me grante dhe asistencë teknike të bizneseve start-up me karakter inovativ.

Me një histori 20 vjeçare në mbështetje të biznesit të vogël dhe të sipërmarrjes, NOA angazhohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi të ndihmojë jo vetëm në promovimin e nismës dhe në identifikim e përfituesëve potencial nga mbarë vendi, por dhe në rritjen e impaktit zhvillimor nëpërmjet mundësive për ko-financim.

Marrëveshja u firmos nga Znj. Petra Burcher, Shefe e bashkëpunimit për zhvillim pranë Ambasadës Suedeze, dhe Znj. Herjola Spahiu, Drejtore Ekzekutive e NOA.

Për më shumë informacione mbi nismën, ju ftojmë të vizitoni faqen web : http://challengefund.euforinnovation.al

Të reja të tjera