23.04.2021

NOA pranë Agrobiznesit me Produktin Financiar të "Agro - Certifikimit"

Bujqësia është shtylla kryesore e jetës, duke ushqyer popullsinë e botës dhe duke prodhuar atë që ne kemi nevojë për të mbijetuar, kërkesën e vazhdueshme për produkte ushqimore. Bujqësia e qëndrueshme arrihet përmes përdorimit efikas të tokës bujqësore. Standardet mund të jenë mjete të vlefshme për ta sjellë këtë në realizim duke ofruar udhëzime dhe praktikat më të mira në përdorimin e makinerive, pajisjeve dhe shërbimeve agro-teknike. Standardet për bujqësinë mbulojnë të gjitha aspektet  operacionale në bujqësi, duke fillur prej  blerjes së farës apo fidanit, ujitjes, plehrimeve, makineritë, mirëqenien e kafshëve dhe menaxhimin e qëndrueshëm të fermave etj. Ato ndihmojnë për të promovuar metoda efikase bujqësore, duke siguruar se çdo gjë në zinxhirin e furnizimit nga ferma në tavolinë plotëson nivelet e duhura të sigurisë dhe cilësisë. Duke vendosur në nivel ndërkombëtar zgjidhje të dakorduara për sfidat globale, standardet e ndryshme për bujqësinë nxisin qëndrueshmërinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve të prodhuara duke garantuar një menaxhim të mjedisit.

 
Në tregun ndërkombëtar, fermerëve shqiptarë dhe prodhuesëve të ushqimit do tju kërkohet gjithnjë e më shumë të jenë të çertifikuar ndaj një standardi të sigurisë së ushqimit. Dhe kjo, jo vetëm për shkak të obligimeve si vend drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, por si një detyrim nga kërkesat e sipërmarrjes së këtij tregu perëndimor.

Shumë nga produktet shqiptare nuk arrijnë të penetrojnë këtë treg të madh me kaq shumë potencial pikërisht për shkak të mungesës së çertifikimit që lidhet me çështjet e gjurmueshmerisë, mjedisit, shëndetit, sigurisë dhe risqeve nga mungesa e higjenës, që lidhen me sistemin aktual të prodhimit në vend. Të gjitha çertifikimet që nga HACCP, ISO22000 dhe GlobalGAP, Organic në thelb nënkuptojnë pikërisht këtë gjë: sigurinë ushqimore në nivele të ndryshme. Respektimi i standardeve të BE-së është tejet i rëndësishëm për bujqësinë në përgjithësi si një burim i rëndësishëm i të ardhurave për Shqipërinë, duke bërë të mundur që prodhuesit të kenë një qasje ndaj tregjeve të reja të BE-së duke rritur kështu mundësitë për eksport.

Produkti Financiar “AgroCertifikim”

Pikërisht për ti ardhur në ndihmë agrobiznesit shqiptar,Institucioni Financiar NOA ka përgatitur një produkt të mirëfilltë financiar të quajtur “AgroCertifikim”, produkt ky unik në sistemin financiar të kreditimit. Ky produkt financiar tashmë është aktiv dhe proçesohet shumë shpejt nga degët e NOA-s për kërkesat e sipërmarrjes në bujqësi, në lidhje me implementimin dhe çertifikimin e standarteve HACCP, ISO, GlobalGap etj. Kjo paketë financiare përmban investimet që standartet e ndryshme kërkojnë dhe lidhen me kostot e mëposhtme:

  • Kosto e konsulencës për implementimin e standartit të përzgjedhur.
  • Kosto që lidhen me investime të domosdoshme në biznes për plotësimin e standartit duke përfshirë dhe analizat e produktit në laboratorë ndërkombëtare të akredituar.
  • Kosto e Trupës së Akredituar Certifikuese.

Cfarë është standardi i sigurisë ushqimore?

Ka shumë standarde, por të gjitha kanë një bazë të përbashkët, programet paraprake (kërkesat themelore të masave sanitare, higjienës, prodhimit, etj.), të cilat paraqesin kërkesat minimale të detyrueshme të parashtruara nga autoritetet shtetërore për bizneset ushqimore.
Sistemi i bazuar në HACCP është projektuar dhe zbatohet sipas këtyre kërkesave themelore të sigurisë ushqimore dhe është një detyrim ligjor për të gjithë sipërmarrjen në agropërpunim. Kërkesat shtesë ndryshojnë në varësi të skemës së çertifikimit të përzgjedhur nga biznesi.

Cilat janë përfitimet kryesore nga Certifikimi?

  • Rritje e të ardhurave për agrobiznesin , qasje në tregje të reja nëpërmjet kontratave me blerësit potencial, zgjerimi i shitjeve me shumicë dhe pakicë.
  • Ulje në shpenzimet e përgjithshme, menaxhim më i mirë, motivim i stafit dhe përgjegjësi, proçes i efektshëm i prodhimit.
  • Rritje e stabilitetit të produktit,  jetëgjatësisë dhe karakteristikave të produktit me pak mbetje dhe humbje.
  • Plotësimin e detyrueshëm ligjor për zbatimin e standarteve minimale kombëtare të operatorëve në bujqësi.

Tashmë nëpermjet përdorimit të produktit financiar “AgroCertifikim” fermerët prodhues dhe industria agropërpunuese do të mund të realizojë investimet për standartin e kërkuar dhe në të njëjtën kohë do të mundësojë promovimin e produkteve të prodhuara jo vetëm për tregjet dhe supermarketet lokale por edhe atyre Europiane.

Përgatiti

Departamenti Agrobiznesit pranë NOA-s

Të reja të tjera