Financim & këshillim për shërbimet agro-teknike në pemtari & mekanika bujqësore
“Institucioni financiar NOA operon në tregun financiar Shqiptar prej më shumë se 21 vitesh si dhe prej 17 vitesh ofron mbështetje të agro-biznesit në zonen e Korcës” – u shpreh në studion televizive TVSH Korça, Z. Vangjo Mitaçe, Drejtor i Degës së NOA-s në Korçë.
Shifrat dhe arritjet ndër vite flasin vetë, qindra biznese të ngritura nga mbështetja që Institucioni ka dhënë, po ashtu edhe mijëra individë kanë gjetur zgjidhje për nevojat e tyre familjare.
Në kuadër të zhvillimit të agro-bizneseve në vend, NOA ka filluar fushatën e saj “Zgjidh”, me fokus kryesor në investimin vendas, në agro biznesin shqipëtar, duke qënë prezent në studion e emisionit TVSH Korça e përfaqësuar prej Prof. Nikollaq Roshanji, Drejtues i Departamentit të Frutikulturës pranë Universitetit Bujqësor të Korcës dhe Z. Vangjo Mitaçe, Drejtor i Degës së NOA-s në Korçë.
Këshillimi profesional bujqësor si pjesë e konsulencës financiare ndaj biznesit është një risi që Institucioni NOA ka ndërmarrë në 2 vitet e fundit. NOA po bashkëpunon me akademikë të shquar, ekspertë të lartë, në lidhje me tematikat, studimet e thelluara mbi aktivitetet bujqësore dhe blegtorale. Ky bashkëpunimi vjen si një eksperiencë ndërkombëtare që drejtuesit e NOA-s sjellin në Shqipëri, duke vlerësuar avantazhet e kësaj risie në tregun financiar botëror.
Mesazhe me shumë vlerë për fermerët dhe agrobiznesin në tërësi u përcollën nga Prof. Roshanji, duke filluar nga shërbimet agro-teknike në pemtari gjatë këtyre 2-3 muajve, ashtu edhe në rëndesinë e investimeve në mekanikë bujqësore apo rrjetat anti-breshër për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.
Investime në agrobiznes mbështeten plotësisht nga institucioni, me dokumentacion minimal, pa kolateral dhe në një kohë shumë të shkurtër, vetëm brenda pak orëve. NOA ofron financime për klientë nga shumat më të vogla deri në 100,000 euro, dhe në veçanti mbështet fermerët e vegjël që nuk përqasen nga sistemi bankar, për arsye të dokumentacionit, bilanceve, historik bankar etj. dhe aq më tepër që koha e shërbimeve agro-teknike kërkon shpejtësi për të “kapur momentin” e investimit.
Bashkëpunimi ndërmejt NOA-s dhe ekspertëve të fushës së bujqësisë nëpërmjet krijimit të paketave financiare të përshtatura me nevojat e klientëve vihet re më së miri nga fluksi i kërkesave për kredi nga aplikantët fitues në grantet e AZHBR-se dhe IPARD-it. Cdo vit Institucioni NOA financon një gamë të gjërë klientesh për planet e investimit që lidhet me skemat e subvencionimit, granteve në agrobiznes që mbështetën nga fondet e Ministrise se Bujqësisë dhe atyre të donatorëve.
Suksesi në kreditimin bujqësor vjen si rrjedhojë e të qënurit operativ dhe profesionalisht njohës i sektorit bujqësor.